YLLKA MUJO: PSE MA HOQËN ROLIN E PROSTITUTËS TE “RRUGICAT QË KËRKONIN DIELL”

0

 

 

Ndoshta zyshat e saj të Liceut e parandjenë që Yllka Mujo do të ishte një këngëtare e shkëlqyer, prandaj edhe këmbëngulnin që të mos e braktiste, por ajo dëgjoi zemrën, zgjodhi aktrimin.

Ajo nuk harroi as të këndojë e as t’i bjerë pianos, ndërsa aktronte, duke realizuar kështu ëndrrën e babait, që nuk u bë dot aktor dhe të së ëmës, që nuk u bë dot këngëtare. Ajo rrëfen se si ia hoqën rolin e prostitutes te filmi “Rrugicat qe kerkonin diell”, shkruan Panorama.

“Roli quhej Magda dhe ishte një vajzë që vinte nga shtresat e varfra, e cila përfundonte prostitutë në një shtëpi publike në kohën e pushtimit italian. Nebi Surreli, që ka pasur njohje me Magdën që herët, e heq nga ai ambient dhe e fut në një ambient njerëzish të lirë. Rolin e mora me shumë qejf, sepse më kanë pëlqyer gjithnjë rolet me thyerje.

Shkuam në Korçë me Mevlanin dhe xhiruam skenën e fëmijërisë”­ thote ajo. Sipas saj, për fat të keq, rolin e Magdës e kishin parë si të papërshtatshëm, e kishin kontrolluar skenarin sepse femrat shqiptare nuk mund të përfundonin në shtëpi publike, i kishin ndërruar emrin e kishin bërë Semi. “Roli ishte i bukur, por nuk ishte Magda që unë kisha ëndërruar.

Megjithatë, shkoi gjithçka shumë mirë. Bëra shumë mikesha në Korçë, librat e parë të verdhë e të ndaluar i kisha marrë nga Korça. Ishin njerëz të fisëm që influencuan tek unë dhe sot, në Korçë, kujtoj gjithmonë atë kohë. Marr kufjet, i vë në vesh dhe eci nëpër ato rrugica, duke kujtuar vizitën e parë të xhirimeve”­ thote Mujo.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here