Yllka Mujo (1953)

0

 

 

Yllka Mujo (1953). Aktore. Lindi ne Tirane, me 15 tetor. Mbaroi per kanto ne liceun artistik “Jordan Misja”* dhe me pas per aktore ne Institutin e Larte te Arteve*, me 1975. Qysh studente luajti rolin e Mashes ne dramen Oret e Kremlinit e N. Pogodin, me partner Naim Frasherin*. Fill pas studimeve u emerua aktore ne Teatrin Popullor*.

 

Ne teater ka interpretuar ne dhjetera shfaqje, por spikati vecanerisht me rolin e Luiza Milerit ne dramen Intrige e dashuri e Shilerit me nentitull Luiza Miler, 1979. Vijoi me pas me rolet: Bardha ne dramen Permbytja e Madhe e Kole Jakoves*, 1977; Euromeni ne dramen Prometeu te Viktor Eftimiut*, 1984; Nafija ne dramen Hijet e nates e Vedat Kokones*, 1986. Ne vitin 1987 luajti plot shkathtesi, me nje humor te cliret e temperament, rolin e Maries ne komedine Nata e dymbedhjete e Shekspirit, qe shenoi nje ecuri te ndjeshme te saj si aktore.

Rishtazi, me 1988, u paraqit me nje tjeter karakter shekspirian, Katerinen, ne komedine Zbutja e kryeneces. Disa here do te luaje ne komedi dhe do te jete e pelqyeshme posacerisht te dy role: te Tete persona plus e Ferdinand Radit* dhe Frosina te Koprraci e Molierit, 2005. Ne vitin 1990 nepermjet rolit te nendrejtoreshes ne dramatizimin e noveles Nate me hene e Ismail Kadarese*, ajo i mesoi me force kahut satirizues e stigmatizues, madje duke bere moterzime te qarta e te kuptueshme midis personazhit dhe gruas se diktatorit Hoxha, ne prag te rrezimit te regjimit komunist.

 

Pas viteve ’90, Y. Mujo pati nje veprimtari te ngjeshur, duke misheruar me nivel e prerje te ndryshme aktoriale shume role interesante, si madam Smith te komedia Kengetarja tullace e Joneskos, 1994; Julia te drama Zonjusha Julia e Stinbergut, 1998; Frosina te komedia Kopshti me dallendyshe e Babis Cikliropulos, 1998. Ne vitin 1995 i dha jete njerit prej roleve me te realizuar ne karrieren e saj aktoriale, Julias, ne dramen Fernando Krafti me ka shkruar kete leter e Tankert Dorstit, me te cilin fitoi cmimin Aleksander Moisiu si aktorja me e mire e Festivalit Kombetar te Teatrove, zhvilluar ne Vlore.

Procesi i njohjes se dashurise ne kalamendjet e saj midis dyshimit, zemerimit, pezmit dhe dorezimit shperfaqin nje shpirt fisnik e te brishte femeror, te cilin aktorja e mbushi me fryme, jete dhimbje e perjetime lenduese. Me rolin e qenit Silvia te Kujdes! Kafshon e A. Gernit, 1999, ajo spikati vecanerisht per perpunimin e holle plastic, kurse me rolin e Irina Nikollajevnes te Pulebardha e Cehovit solli gruan e dyzuar, egoiste, snobe, midis dy dashurive, asaj te nenes nadj te birit te traumatizuar dhe asaj te gruas dhe artistes me ankthin e plakjes dhe braktisjes. Nje tjeter personazh cehovian krijoi ajo ne damen Xhaxha Vanja, 2005, ate te Elena Andrejevnes, ku spikati rishtazi ndjenja poetike, rishtimi njerezor dhe nje emocion burimor, qe pershkonte boten e brishte, por  aq te ndrydhur te kesaj gruaje pa fat, te sfiduar nga jeta, deshperimisht te dashuruar.

 

Ne vitin 2006 fitoi cmimin si “Aktorja me e mire” ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni, me rolin e Klaudias ne dramen Te jesh nene te Robert Bracco. Duke ecur plot kujdes ne rrafshet e dykuptimesive, te nenteksteve dhe te “planit te dyte” aktorial, nga ana tjeter ajo i meshoi fort pasionit, ndjenjave te ndrydhura dhe vrullimeve shpirterore, qe e deshperonin thelle personazhin e Elizabetes ne dramen Pamje nga ura (2007) e Artur Milerit.

Nje nder eperite aktoriale te Y. Mujos, ku individualiteti i saj shprehet ne nje spekter te gjere, gati si plotesi e dhuntive te shumta te saj, ishte roli i Filumena Marturanos ne dramen Homonime te Eduardo De filipos (2009). Rishtazi dramaciteti, dhimbja, krenaria e fyer, humanizmi i thelle e burimor, te percjellja fale perjetimit te thelle aktorial te saj, u harmonizuan me gazmendin, zhdervjelltesine, natyrshmerine dhe perkorjen, duke krijuar kesisoji nje simbioze njerezore te besueshme, te dashur dhe tronditese.

 

Ka interpretuar 12 role ne kinematografi, ku vecohen Alma tek I teti ne bronz, Lilo Labia te Malet me blerim mbuluar, Semi te Rrugicat qe kerkonin diell, Shpresa te Zonja nga qyteti, Lulia te Kur hidhesin themelet, mesuesja te Lule te kuqe, lule te zeza, Zana te Taulanti kerkon nje moter etj. Kjo e fundt cmohet si realizimi me i mire i saj ne kinematografi.

 

Eshte aktore me temperament te forte, plastike te zhdervjellte, energjike, shperthyese; dallon per trajtimin e mencur dhe te kulturuar te roleve, duke rikuptimesuar ne kohe idete dhe gjendjet emocionale te tyre. Kalon lehtesisht sa nga drama ne komedi, sa nga personazhet me mbartje psikologjike e perjetime te brendshme te personazhet komike, deri parodike dhe groteske. Mban titullin “Artiste e Merituar”.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here