Ylli Baka – Mirmengjes nena ime

0

Ylli Baka ka vite që është një ndër këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor. Me një zë karakteristik, me një zë plot ngjyra dhe bukuri natyrale ai është i kërkuar kudo në botë ku ka emigrantë shqiptarë, por më shumë në Amerikë.

I thjeshtë, i dashur, miqësor, Ylli të bën për vete në bisedë. Të bën çudi mënyra e komunikimit, pasi ai në çdo bisedë fjalën mik e ka gjënë më të shenjtë. Për të, miqësia është investimi më i bukur në jetë. Me miq thekson Ylli arrihen rezultate, bëhen mrekulli, arrihen maja. Vetëm, je njeri pa vlerë.

Kënga e fundit “Mirëmëngjesi nëna ime” jashtë çdo parashikimi të tij po thyen rekorde. Ajo për afro 15 ditë po arrin një milion klikime. Zëri tij, orkestra, por mbi të gjitha dhe teksti i Jorgo Papingjit dhe të tria në unitet ka bërë që klipi i ri të arrijë majat.

Kjo këngë po bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare kudo në botë. Kjo është magjia e zërit të Ylli Bakës, magjia e interpretimit të tij brilant, por mbi të gjitha, e mirësisë që ai përcjell kudo që shkon.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here