Xhevahir Zeneli (1961)

0

 

 

Xhevahir Zeneli (1961). Aktor. Lindi ne Erseke, me 10 mars. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*, dega e drames, filloi pune ne Estraden e Tiranes*, me 1985, ku vazhdoi deri me 1998, vit kur emigroi ne SHBA. Luajti mjaft role ne skenen e kesaj estrade, ne gjethe te larmishme te humorit si komedi te shkurtra, skece, monologue, dialoge etj.

 

Interpretimi i tij ra ne sy per natyren e shpenguar, mimiken shprehese, te foluren karakteristike, veti qe u shperfaqen sidomos ne portretizimin e njerezve dembele, dinake, arrakate, disi halldupe e te trashe, ose te dashur, naive, frikacake, burra nen autoritetin e grave, te shefave etj.

 

Ka interpretuar edhe ne 8 filma artistike, ku spikati me rolin e Koles te Kur hapen dyert e jetes (1986), e Danes te Shkelqimi i perkohshem (1988), e berberit te Rrethimi i vogel (1988), e drejtorit te muzeut te Revolja e heroit (1995), Dashuri me krismat, Oreksi i madh.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here