Xhemil Tagani (1945)

0

 

 

Xhemil Tagani (1945). Aktor. Lindi ne Tirane, me 6 shkurt. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve*, dega e drames, me 1968 dhe fill me pas punoi si aktor ne Teatrin Popullor* derisa doli ne pension. Luajti mjaft role te dyta dhe episodike.

U shqua per aftesite e tij organike per te krijuar karaktere te mevetesishme, me se shumti te keqyrura nga anet komike e sarkastike te tyre, mbushur me vese, huqe, mangesi fizike e shpirterore apo me gazmend, hare e shpoti pa te keq.

Veti te tilla u vune re ne rolet qe luajti ne shfaqjet Fytyra e dyte, Nen dritat e skenes, Duke gdhire viti ’45, Monstera, Komunistet, Shtepia me dy porta etj. Jo rrallehere aktrimi i tij merrte ngjyrimet e groteskut, me tejzmadhimin e vecorive komike te personazheve, vecse pa e humbur vertetesine dhe natyrshmerine e te shprehurit te tyre.

 

Perdorte me hijeshi dhe efekt zhargonin tiranas te te folurit, sikunder u vu re dukshem ne misherimin qe i beri rolit te Qazim Mulletit ne komedine Prefekti te Besim Levonjes* (1974), nga realizimet me te mira te tij; ose shfrytezonte ne menyre te frytshme kundershtite komike qe ofronte situate ne raportet midis karakterit dhe veprimit te tij si me rolin e Jorgos te drama Doktori pacient, e Ruzhdi Pulahes*.

 

Xhemil Tagani ka inerpretuar edhe 6 role ne film ate ndryshem, ku spikati vecanerisht me rolin e priftit ne filmin “Perralle nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e pergjakur” (1976).

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here