Xhemal ,Myftiu (1936-2012)

0

 

 

Xhemal ,Myftiu (1936) .Aktor i humorit .Lindi ne Tirane, me 28 janar. U aktivizua heret ne Levizjen  Teatrore Amatore te qytetit te lindjes, posacerisht ne grupin e estrades se Pallatit te Kultures ‘’Ali Kelmendi’’, qysh nga viti 1956.

 

Talenti i tij  i lindur si aktor komik me nur e hir skenik, zeri karakteristik paksa i ngjyrur, spontaniteti  i  veprimit , gjesti i figurshem, mimika shprehese, aftesia per te gjemtuar tipa e karaktere nga meset rurale te zones se Tiranes e pergjithesisht  atyre te Shqiperise  se mesme, sharmi i levizjes plastike  e pantomimike, u bene premisat dhe garancite e nevojshme per ta afruar si aktor profesionist ne Estraden e Shtetit *, me 1964.

 

Ne mbi 50 vjet pervoje artistike, ai krijoi ne skenen e kesaj estrade nje galeri figurash komike, filluan nga  pjeset e shkurtra e zhanret e llojllojshme te teatrit te estrades, dhe deri te komedite me nje dhe shume akte, si Tre dhenduret, Shporta me karavidhe, Borgjezi fisnik etj. Ka luajtur edhe ne disa filma, si Estrada ne ekran, Perse bie kjo daulle, Koncert ne vitin ’36, Kur hiqen maskat etj. Xhemal Myftiu eshte ndare nga jeta ne qershor te vitit 2012. Nderim dhe respekt per figuren e tij.

 

Xhemal Myftiu aktor i shquar i cili ja perkushtoi te gjithe jeten e vet misionit fisnik dhe alturist humorit skenes dhe estrades shqiptare vecanerisht ne Estraden profesioniste te Tiranes. Xhemal Myftiu ishte nje figure e ndritur dhe me vlera te pa mohushme ne skenen e humorit dhe komedise.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here