Xhanfize Keko (1929-2007). Regjisore. Lindi ne Gjirokaster, me 27 janar. Ishte shoqja e regjisorit te filmave dokumentare, Endri Keko* dhe nena e shkrimtarit Teodor Keko. Filloi pune ne kinostudion “Shqiperia e Re” (1952) duke qene e para femer artiste ne kete pozicion. Kreu specializimin dyvjecar per montazh ne Moske dhe u beri montazhin dhjetera kinoditareve e dokumentareve.
Aftesite e shprehura si regjisore i zbuloi me dokumentarin e saj te pare Tregim per njerezit e punes (1963), me pas e pasuroi kete lami filmike me dokumentaret cilesore Tingujt dhe femijet (1970) dhe A,B,C…ZH (1971). Ishte dokumentari ai qe krijoi besimin tek ajo dhe drejtuesit e kinostudios per te marre persiper vepra te mirefillta ne llojin e filmit artistik me teme nga bota e femijeve, duke u bere shume shpejt prim-regjisorja ne kete gjini.
Nxitjen e fantazise per krijim, dashuria per punen, krijimi i shembullit pozitiv, kultivimi i virtytit dhe cilesive te mira morale te femijet jane motivet shoqeruese te filmave Kryengritje ne pallat (1972), Mimoza llastica (1973), Qyteti me i ri ne bote (1974), Nje vonese e vogel (1982). Pertej dhuntise per krijimin e realiteteve artistike sa me prane te vertetes, te filmat e saj kulmon e merr trajte te qashter aftesia per te depertuar ne psikologjine e femijeve, ne brishtesine e botes se tyre te shpenguar.
Ne filmin qe trajton temen e Luftes Tomka dhe shoket e tij (1977), ajo kap nje moment te sinqerte, ekzistencial per femijet: zaptimin prej nazisteve te fushes se futbollit ku ata luanin. Kesisoj, konflikti dhe gjithe aksioni i tyre perligjet artistikisht dhe ne menyre te mencur duke u dhene femijeve te drejten morale per te lufutar kunder “prishesve” te lojes.
Te Taulanti kerkon nje moter (1984) regjisorja pleks nje teme te mprehte sociale familjare, sikurse eshte kufizimi i lindjeve, me nje problem pertej kuptimit semplist te proceseve demografike, e cila shfaqet si pasoje e tyre. Kjo arrihet fale nje intrigue te zgjuar, qe ben qender deshiren e femijes se vetem (dhe te vetmuar,) Taulantit, per t’i kerkuar nenes nje “moter” me te cilin tem und te luante dhe te bisedonte.
Drama e ciftit dhe deshperimi i femijes vijne te shikuesi ne nje forme inteligjente, duke perjashtuar mbivendosjet retronike qe ishin karakterisikte per ate kohe. Te Kur xhirohej nje film (1981), si me i vleresuari nga ktirika, serish tema serioze e konfliktit ne familje midis prinderve shnderrohet ne tronditje me pasoja per femijen e tyre, nje nje ankth te brendshem te tij per t’i bashkuar patjeter ata.
Xh. Keko shfrytezon si kontrapunkt procesin e xhirimit ten je filmi brenda filmit, duke e paraqitur si kujtese, pasoje dhe fatalitet per femijet e mbetur jetime e pa prinder. Filmi ka fituar “Medaljen e argjendte” dhe cmim te vecante ne Festivalet Nderkombetare te Beogradit dhe Salernos (Itali). Nje kulm i dyte i regjisores do te ishte filmi Beni ecen vete (1975).
Tashme apeli nuk eshte mirefilli per te rriturit nepermjet femijes, por drejtperdrejt dhe ne radhe te pare per vete femijet, packa se kahja e pare nuk perjashtohet si nentekst. Perpos situatave interesante, lojes shume te claret dhe nje fabule te gjetur, filmi shquhet po aq per mesazhin e tij lidhur me formimin e personalitetit shpirteror te femijes, mesimin me punen, guximin, perballimin e veshtiresive, socializimin e tij, larg vetmise, atrofizimit dhe mungeses se fantazise. Ai solli relieve te verteta te perjetimit te femijes permes nje gjuhe realiste dhe te beseueshme.
Beni ecen vete u shpall nje nga dy filmat me te mire ne festivalin I te Filmit Shqiptar, ka fituar cmimin e Republikes si dhe cmime te vecanta ne Festivalet Nderkombetare te Beogradit dhe Selernos (Itali).Nga vecorite e krijimtarise se Xh. Kekos ishte dhuntia per te punuar me mencuri dhe durim me femijet, duke nxitur ne menyre te natyrshme clirimin e botes se tyre, shperfaqjen e natyrshme te emicionit artistik, fale nje sinkretizimi per t’u pasur zili midis besimit, konvencionit, kinematografik dhe te vertetes. Mban titullin “Artiste e Popullit”. Ndahet nga jeta ne 22 dhjetor 2007.