Vladimir Muzha (1952)

0

 

 

Vladimir Muzha ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1952. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

 

Ne teatër ka interpretuar shumë role. Mund të përmendim këtu një nga interpretimet e tij më të mira, atë në rolin e Avokatit Dë Monzi në dramën “Dy krisma në Paris” me autore Sheri Mitën dhe Pellumb Kullën. Ka qënë aktor edhe në Estradën e qytetit të Fierit duke marrë pjesë në disa skece të kësaj estrade përkrah të mirënjohurit Luftar Paja si psh në rolin e Mikut tek “Je shtrembëruar pak Zeno” .

 

Në kinematografi ai ka interpretuar në 8 filma. Roli i parë i aktorit Vladimir Muzha në kinematografi është ai i Kapitenit fashist në filmin “Balonat”, në vitin 1979. Roli më i shënuar i tij është ai i Bardhylit në filmin “Fjalë pa fund” i vitit 1986.

 

Filmografia:

Balonat – (1979)…Kapiteni Fashist, Agimet e stinës së madhe – (1981)…Dushar Leta, Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)…Tekniku, Fjalë pa fund – (1986)…Bardhyli, Një vit i gjatë – (1987)…Zv/Ministri, Pas takimit të fundit – (1990)…Ismeti, Fletë të bardha – (1990)…Kritiku letrar.

Role në Teatër:

Dy krisma në Paris …Avokati De Monzi
Shoku Niqifor…Mjeku kardiolog

 

 

Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info,  dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here