Vjoleta Zefi – Kolazh

0

Violeta Zefi është këngëtare e njohur. Violeta Zefi është e lindur në një familje të varfër shkodrane, por me tradita të lashta. Nëna e Violetës, Liza duke e parë talentin e së bijës, që e vogël, u përpoq ta afronte pranë rretheve artistike të qytetit.

 Rruga e muzikës dhe këngës shkodrane për të ka filluar shumë herët. Ishte viti 1968, kur Violeta Zefi doli para publikut shkodran me Estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, me përkrahjen e profesionistëve të cilët tek ajo zbuluan talentin, zërin e mrekullueshëm, aftësitë e saj që më vonë do të vijnë në shprehje.

Që nga kjo shfaqje nuk u nda kurrë nga skena muzikore. Zëri i saj i plotë, fjala e qartë, interpretimi me plot pasion për këngën shkodrane, bëri që ajo të ngjitej në grupin e këngëtarëve më të njohur shkodranë në veçanti, por edhe të këngëtarëve shqiptarë në përgjithësi.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here