Vitore Nino. (1924-2007). Aktore. Lindi ne Shkoder ne 7 shkurt te vitit 1924. Ishte nga te parat aktore femra pjesetare ne themelimin e teatrit “Migjeni” te Shkodres, me 1949, dhe qysh atekohe interpretoi ne skenen e tij mbi 130 role.
Interpretimi i saj u dallua per larushine e prerjeve aktoriale, te cilat varionin sa nga planet tragjike, dramatike, epike e heroike tek ato psikologjike, lirike, humoristike, sarkastike, ku gjeten shprehje role te natyrave nga me te ndryshme.
Rendom ajo u parapelqye per rolet e grave malesore, te qendrueshme e fisnike; per figura nenash te forta port e dhimbsura, per njerez qe harmonizonin ne karakteret e tyre tonet e ashpra me ato te buta, perjetimet e thelluara psikologjike me sensing e humorit, te ironies, te shakase; per gra te mencura, me pervoje te madhe jetesore, qe kishin ndjesine per te pare me tutje situatave te castit, ne dukje te nderlikuara apo te pazgjidhshme, drejt perfundimeve fatlume.
Gjasa te tilla karakteresh te misheruara prej saj u verejten ne rolet e luajtura ne shfaqjet Toka jone, Fisheku ne paje, Keshilli i ndrikullave, Shpartallimi, Baca i Gjetajve, Luan i shtepise, Çifti i lumur etj. V. Nino ka luajtur edhe 6 role ne kinematografi, ku spikati me rolin e halles ne filmin Çifti i lumtur (1975) dhe ate te plakes te Dora e ngrohte (1983). I eshte dhene titulli “Artiste e merituar”. Ndahet nga jeta ne 14 mars 2007.