Viktor Gjoka (1929-2007). Aktor. Lindi ne Peshtan te Tepelenes, me 4 korrik. Ra ne sy per talentin e tij ne levizjen amatore te Tiranes dhe ne tetor 1946 filloi pune si aktor profesionist ne Teatrin Popullor*. Gjate kohes mbaroi liceun artistik te Tiranes (1948).
Roli qe e beri te njohur ishte Klestakovi ne komedine e Gogolit, Revizori (1952) me regjisorin rus Kricko, ku paraqiti me shkathtesi, sens humoristik, gjeste e nje plastike karakterizuese aventurierin e paskrupullt, te riun cinik qe perfitonte e tallej me shpuren e nepunesve te korruptuar te gubernes ruse. Te komedia Letra e humbur e J. L. Karaxhales luajti rolin e Pristados, per te mberritur me tutje ne nje tjeter personazh, te tipit te Commedia dell’Arte, i interpretuar ne menyre te cliret e me thyerje te shumta interpretative, sikurse qe ai i sherbetorit te komedia e K. Goldonit Sherbetori i dy zoterinjve (1956). Ne vitet 1957-1961 kreu studimet e larta per regjisure teatri dhe kinematografie ne Baku te Azejbarxhanit ne ish-Bashkimin Sovjetik.
Ne vitet ’60 ai mberriti edhe nivelet me te larta te aktrimit te tij me dy role, qe mbeten si arritje te merituara e pervoja te vyera ne rrafsh kombetar: roli i Nikollaq Jorganxhiut ne komedine Karnavalet e Korces e Spiro Comores* (1964) dhe roli i Halil Shkozes ne dramen satire Fytyra e dyte e Dritero Agollit* (1968). Me te dyja keto role fitoi cmimin e pare si “Aktori me i mire” ne festivalet e teatrit, te zhvilluara ne vitet gjegjese.
Me rolin e Nikollaqit, fale perdorimit te kundershtive komike, burleskut ne shpotitjen e fjalomanise se personazhit mbi vleren e parase, fale mprehtesise per te pikasur ojna e huqe identifikuese prej njeriu kurnac e te kamur, aktori theksoi fuqine degraduese te vesit te lakmise per par ate njeriu i pasur, qe e bjerr karakterin “human” te hallit te tij sip rind dhe e ben komike “vuajtjen ” per humbjen e paperfillshme per priken e vajzes se pamartuar.
Krejt tjeter eshte shembelltyra qe solli nepermjet portretizimit te xha Halilit, ku aktori enkas u ka mesuar gjetjeve qe vijne nga arsenali i mjeteve shprehese te folklorit teatror, nga fryma popullore e vete personazhit, nga pasuria e intonacioneve foljore te Shqiperise se Jugut, nga lokalizimi i veshjes, nga shprehesia komike e portretit me mustaqet e gjata, te vendosura shtrember, me vetullat kaleshe, me menyren qesendisese te te folurit, me thyerjet e befasishme te plastikes dhe veprimit fizik, me pershtatjet e diferencuara perputhur personazheve, me kontrastet e papritura ne gjendjet emocionale etj.
Ne vitin 1971 u largua nga teatri, shoqeruar me mase ndeshkimore per arsye te marteses se dyte te tij. Sidoqofte, nuk rreshti se punuari si aktor e regjisor me levizjen amatore, ku dramatizoi dhe vuri ne skene, nder te tjera, poemen e Shefqet Musarait Epopeja e Ballit Kombetar ‘nen titullin Karavidhet, me 1971. Ne vitin 1972, i kthyer ne Teatrin e te Rinjve*, realizoi nje rol interesant, me nje prerje te bukur groteske, Ivan Ivanovicin ne komedine e V. Majakovskit, Banja, regjisor Kujtim Spahivogli*. Per 15 vjet nuk mundi te luante me ne skenen e teatrit, i ndaluar nga organet e pushtetit, i detyruar te kryente pune te rendomta, here ne uzinen “traktori”, here ne fshatin Berzhite te Tiranes, here me grupet e pionierit.
Erdhi rishtazi ne skenen e Teatrit Popullor me rolin e Spirakes ne komedne Valsi i Titanikut e T. Mushateskut. Ai dha me mjete te pasura te nje humori “klasik”, qe mesonte pikturimin e karakterit te mevetesishem te personazhit, njeriun e drojtur, inferior, perhere te lekundur e te frikesuar, nen terrorin e familjes per te fituar para, por qe sidoqofte meriton simpatine e publikut per butesine dhe drejtesine e tij. Ne vitin 1990 V. Gjoka emigroi ne Itali, u vendos ne Rome, ku edhe vdiq me 27 tetor 2007. Ne Itali ngriti shoqaten artistike kulturore “Dea”, nepermjet se ciles promovoi disa veprimtari artistike qe benin fjale per Shqiperine, nder to edhe disa filma dokumentare. Me 1994, beri nje perpjekje per te ringjallur Klestakovin ne nje version te ri te Revizorit ne skenen e Teatrit Kombetar, tashme edhe si regjisor i shfaqjes, por nuk arriti ne nivelet e dikurshme te tij.
V. Gjoka eshte aktor me temperament te shprehur, vrullues, i ndryshueshem. U shqua per qendisjen e karaktereve te mirefillta, me elemente te nje realizimi te thelle. Sado qe thekson dhe zmadhon qellimisht ane te caktuara komike, mbetet i vertete dhe i besueshem. Perdor rendom disa rrafshe interpretative brenda po te njejtit rol, madje po te njejtes skene, dialog.
Ka te vecante pershtatjen e shpejte, gati te persosur me karakterin e personazhit, si dhe llojet e veprimeve te tij; sjell gjendje te ndryshueshme ne shperfaqjen e figures artistike, duke e vleresuar situaten komike si gjase paresore per zberthimin e psikologjise dhe te sjellurit te saj.
Vecse kjo menyre paraqitjeje ngahere behet duke e trajtuar seriozisht dhe ne menyre thuajse “dramatike” bemen e personazhit, cka sjelle vetiu shkaktimin e humorit nga pranevendosja e te kundertave: te vertetes dhe te shtirurit, rendesise reale dhe asaj fiktive, atributit te pretenduar dhe thelbit qe e kundershton ate etj. Ka fituar tre here cmimin si “Aktori me i mire”. Mban titullin “Artist i Popullit”.