Një ide kretësisht origjinale për të përkujtuar 80- vjetorin e lindjes së aktorit shkodran Viktor Bruçeti. Në skenën e teatrit “Migjeni”, familjarë, miq e të njohur dhe sigurisht kolegët e tij përgjatë karrierës jo vetëm në teatër por edhe në kinematografi.
Emocione të shumta nga bashkëshortja Miriami, por edhe kolegët që deshën ta kujtojnë Viktorin në ditëlindjen e tij ashtu siç e mbajnë mend të gjithë: të gjallë, me batuta e humor por edhe me këngë shkodrane në gojë.
Artistët nuk vdesin asnjëherë. Prova me e mire ishte 80- vjetori I lindjes së Viktor Bruçetit, i cili në mënyrë të pabesueshme “u ngjit” sërish në skenë me interpretimet e tij, recitimin emocional të “Poemës së Mjerimit”.