Viktor Bruçeti (1938-2010)

0

 

 

Viktor Bruceti lindi me 26 shkur 1938 ne qytetitn e Shkodres. Mesimet e para dhe 7-vjecare i ka kryer ne shkollen “Ndoc Mazi” ne Shkoder, ndersa shkollen e mesme e krey ne Liceun Artistik “Jordan Misja” Tirane. Me 1959 filloi studimet e larta ne Institutin e Arteve ” Ian Luca Karagjiale” Bukuresht, Rumani.

Nderpret studimet e larta per shkak te prishjeve te mardhenieve politike-shteterore. Studimet e larta i perfundoi ne institutin e larte te Arteve “Aleksander Moisiu ” Tirane. Viktori ishte ne gjeneraten e pare te aktoreve Shqiptare te dale nga ky institut. Gjenerate qe shkelqeu ne gjithe Shqiperine, si : Bexhet Nelku, Edi Luarasi, Albert Verria, Filika Dino (Ujka), Mario Ashiku, etj.

 

Ne Shtator 1963, villoi punen si aktor ne Teatrin “Migjeni” Shkoder, ku qendroi deri kur doli ne pension ne Janar te vitit 2000. Gjate ketyre 37 viteve pune, Viktori shkelqeu ne gjithe galerine e gjate te personazheve, dhe tipave qe ai krijoi. Ai ishte aktor shume planesh, megjithese eshte ba zakon qe te kujtohet vetem ne rolet “negative”.

Ketu mund te permendim dramat: Migjeni, Zekthi, Perkolgjinajt, etj, qe ishin role “pozitive” ose herojsh. Nenpunesi A, Dom Marku, Zoti Gjoni, etj, etj rrole “negative”.
Fundi i nje komedie, Per nje L, Kiameti, ketu Viktori luajti rrole komike me nje humor te mrekullueshem.

 

Viktori ne jeten e tij ka interpretu vetem 2 rrole priftash: Dom Marku (Cuca e Maleve), Pader Shtjefni (Ditet qe sollen pranveren), dhe e gjithe Shpiqeria e njeh dhe e cileson “Prifti”. Viktori ka qene nje recitues i shkelqyer. Ai kujtohet prej te gjitheve per interpretimet qe nga Mjeda e Migjeni, Fishta e Camaj e deri te Kadareja (Perse mendohen keto Male).

Duke u nise nga keto mund te themi me gojen plot se Viktor Bruceti ishte dhe mbetet nje za krejt i vecante ne teater: me vokalin, plastiken dhe menyren e aktrimit.
Ishte nga aktoret me ngarkese te madhe rroles ne Teatrin “Migjeni”.

 

Me se shumti ato me kah dhe mbartje negative: antagoniste e kundershtare, dinake , njerez te pusive, figura klerikesh tinzare, te kamur pa personalitet apo tradhetar idealesh kombetare, te cilat ai i vizatonte me mjeshteri. Kjo fale nje sensi te shfaqeshem sarkastik qe zoteronte ne trajtimin e personazheve kesisoj.

Ne vitin 1979, luajti rrolin e “Harapit te Shkodres”, ne dramen “Baca i Gjetajve” te Fadil Krajes; ku theksoi dy-planesine e njeriut te skutave, ndersa ne 1995 jetesoi rolin e “Marku” 400-vjecar ne dramen “Ftese per darke” te Stefan Capaliku. (Alegoria e instinktit te reprodhimit etiologjik te Shqiptareve), ne te cilin gjeten moterzime domethenese veshtrimet sarkastike me ato dramatike.

 

Ka interpretuar edhe ne 12 filma artistik, kryesisht rrole dytesore, nepermjet te cilave jane sjelle e pervijuar karaktere njerzore shume te spikatura: 1958 – Fortuna ne rrolin e Ramizit; 1976 – Thirrja – ne rrolin e Palit; Ditet qe sollen pranveren – Pader Shtjefni ; Flaka e Maleve ne rrolin e Haki Ages; Radiostacioni ; Thesari ; Ceta e Vogel ; Hije qe mbeten pas; Qortimet e Vjeshtes; Nate pa drite, etj Qe nga viti 2000 e deri ne 08/10/2010 Viktori jetoi ne France. Trupi i tij i prehet ne Shkoder.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here