Veronika Papa, per mese 35 vjet ne skenen e Teatrit “Skampa”

0

 

 

Veronika Papa, ka interpretuar per mese 35 vjet ne skenen e teatrit “Skampa’ rreth 100 role. Fillimet e saj si aktore profesioniste u realizuan me mbarimin e Institutit te Larte te Arteve ne vitin 1969, ku po ate vit Papa u emerua aktore ne teatrin “Skampa”. “Fillimi ishte i veshtire megjithese vija nga nje ambient tjeter me studente si Timo Flloko, Mevlan Shanaj, Birce Hasko, Minella Borova,Gezim Kame, Sajmir Kumbaro, Petrika Riza, Llazi Serbo etj, te cilet sot jane ajo pjese e artisteve te shquar te teatrit dhe kinemotografise, por edhe ne teatrin “Skampa” do te perballej dhe interpretonte me aktore te fuqishem si Demir Hyskja, Robert Ndrenika, Shpetim Shmili etj.

 

Rroli i pare kryesor ne teater ishte ne komedine “Shqetesimet e Sokratit’ me autor-regjisor Lec Shllaku, me te cilen konkurruan ne Festivalin e katert Kombetar te Teatrove profesioniste, ku une dhe aktori Robert Ndrenika u vleresuam me diplome, ndersa komedia u kritikua ashper nga ana ideore. Gjate karrieres se saj, Veronika Papa, ka interpretuar rreth 100 role ne zhanre te ndryshme, komedi apo drama, por deshira e saj me e madhe eshte komedia ku permendim disa nga rolet ku ka interpretuar si, “Familja e Peshkatarit’, (Sheja) “Prefekti”,(Hajria) “Ah kjo traktoristja”,(Kristina), “Lulet e sheges” (Havaja),”Sherbetori i 2 zoterinjeve”, (zonjusha Silvia), “Sa gjethe te thata ate vjeshte”,(Mukadezi) me te cilen teatri Skamapa zuri vendin e pare ne Festivalin Kombetar te Teatrove prefesioniste ne vitin 1989,”Qytet Rrethimi”(mome Mukadezi),”Vdekja”,(prostitute) “Llotaria Amerikane”,(Hurmaja) si dhe “Leksioni” (sherbetorja)”etj.

 

Aktorja Veronika Papa eshte vleresuar me diplome ne dramen ” Lulet e sheges’ te Kol Jakoves. “Ne festivalin e 5-te Kombetar te Teatrove prefesioniste ne vitin 1976 ku u perfaqesuan me dramen “Lulet e sheges’ me autor Kol Jakova, ku serish u vleresua me diplome per rolin e Havase. Ne vitin 1985 u vleresua me medaljen “Naim Frasheri” dhene nga presidiumi i Kuvendit Popullor, por vleresimi me i madh ishte ne vitin 1997, ne komedine “Qytet Rrethimi”, me autor-regjisor Astrit Cerma, ku u vleresua me cmimin e pare “Aleksander Moisiu” per rolin e mome Myrvetes. Per aktoren e njohur Veronika Papa, ky cmim ishte nje dhurate per te gjithe “momat’ elbasanase qe sic e ka thene vete ajo. “Nder i madh per te dhe familjen e saj ishte edhe vleresimi qe i beri bashkia e qytetit te Elbasanit dhe personalisht kryetari Hysen Domi duke e vleresuar me titullin “Nderi i Qytetit’, i cili ishte nje kapak floriri i punes se saj 35 vjecare si aktore ne qytetin e saj te lindjes Elbasanit, qe ajo e adhuron aq shume.

 

E larguar ne vitin 2002 per ne SHBA, aktorja e njohur Veronika Papa shprehet ne nje interviste te dhene ne vitin 2008, “me qante zemra per qytetin tim te lindjes Elbasanin, vecanerisht per teatrin ku kalova gjithe jeten time. Vertet larg por komunikimi nuk mungonte, ku miqte me informonin edhe per jeten artistike te teatrit’. “Me keqardhje them se ne skenen e teatrit nuk perseriten aktoret e medhenj si Demir Hyskja, i ndjeri Shpetim Shmili, Astrit Cerma, Hysen Biza, Pirro Kita, Ilir Sadiku, Olimbi Bilali, Tefta Mehmeti, Shane Shllaku, Zamira Begolli, Ermira Bahiti,Valentina Xhezo etj dhe shpresoj qe ne kete tempull te rikthehen serish keta aktore, pasi jane elita e ketij teatri”, eshte shprehur aktorja.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here