Veronika Papa (1946)

0

 

 

Veronika Papa (1946). Aktore. Lindi ne Elbasan me 22 gusht. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, dega e drames, me 1969. Fil me pas u emerua aktore ne teatrin “Skampa” te Elbasanit, ku punoi derisa doli ne pension me mbi dyzet karriere. Ka luajtur mbi 60 figura te dimensioneve dhe natyrave te ndryshme.

 

“Fillimi ishte i veshtire megjithese vija nga nje ambient tjeter me studente si Timo Flloko, Mevlan Shanaj, Birce Hasko, Minella Borova,Gezim Kame, Sajmir Kumbaro, Petrika Riza, Llazi Serbo etj, te cilet sot jane ajo pjese e artisteve te shquar te teatrit dhe kinemotografise, por edhe ne teatrin “Skampa” do te perballej dhe interpretonte me aktore te fuqishem si Demir Hyskja, Robert Ndrenika, Shpetim Shmili etj.

 

Eshte aktore karakteresh dhe beri emer te mire sidomos ne ravijezimin e disa roleve me mbarsje komike dhe humoristike, si ne shfaqjet: Toke e ndezur, Familja e peshkatarit, Sherbetori i dy zoterinjeve, Turneu, Sa shume gjete te thata ate vjeshte, Qyteti i rrethuar, E ardhmja qendron te vezet, Vdekja, Leksioni etj.

Ne lojen e saj gjejne shprehje dhe perputhshmeri veti te tilla si sensi i brendshem i humorit, aftesia e vetedemaskimit dhe satirizimit te personazhit ne situaten ku si vendoset, kundertheniet, shfrytezimi i replike shumoristike, ojnat dhe gjestet shprehese.

 

E larguar ne vitin 2002 per ne SHBA, aktorja e njohur Veronika Papa shprehet ne nje interviste te dhene ne vitin 2008, “me qante zemra per qytetin tim te lindjes Elbasanin, vecanerisht per teatrin ku kalova gjithe jeten time. Vertet larg por komunikimi nuk mungonte, ku miqte me informonin edhe per jeten artistike te teatrit’.

“Me keqardhje them se ne skenen e teatrit nuk perseriten aktoret e medhenj si Demir Hyskja, i ndjeri Shpetim Shmili, Astrit Cerma, Hysen Biza, Pirro Kita, Ilir Sadiku, Olimbi Bilali, Tefta Mehmeti, Shane Shllaku, Zamira Begolli, Ermira Bahiti,Valentina Xhezo etj dhe shpresoj qe ne kete tempull te rikthehen serish keta aktore, pasi jane elita e ketij teatri”, eshte shprehur aktorja.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here