Vath Koreshi, lindi në Lushnjë në vitin 1936 dhe vdiq në vitin 2006, ishte një shkrimtar i shquar shqiptar. Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranës më 1964.
Ai ka shkruar mjaft libra si “Dasma e Sakos”, “Rekuiem për një grua”, si edhe shumë skenarë filmash. Vath Koreshi ka qenë deputet në legjislaturën e XVI-të të Kuvendit Shiptar, ndërsa ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1991-1992.
Përvoja Profesionale: 1964-1973: Gazetar “Zëri i Rinisë”; 1973-1977: Gazetar, “Drita”; 1977-1983: Skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re”; 1983-1987: Shkrimtar në profesion të lirë; 1987-1991: Drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; 1991-1992: Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;1992-1995: Drejtor i revistës “Art”; 1995-2000: Drejtor i Shtëpisë Botuese, “Onufri”.
Tituj të veprave: Kur zunë shirat e vjeshtës – (1964); Dy të shtunat e Suzanës – (1972); Mali mbi kënetë – (1977); Rekuiem për një grua – (1995); Dasma e Sakos – novelë (1980); Haxhiu i Frakullës – novele (1980); Rrugë të bardha – skenarist/film (1974); Gjeneral gramafoni – skenarist/ film (1987); Balada e Kurbinit – (1987) edhe skenarist i filmit me te njejtin titull.
Shkrimtari vdiq më 2 shkurt të vitit 2006 në një spital në Itali. Më 2008 shkrimtarit Vath Koreshi iu dha titulli Nderi i Kombit.