VARGJE LAMTUMIRE -mikut tim, A.Prodani- nga Skender Rusi

0

Momenti i ndarjes nga jeta te mikut dhe artistit te mrekullueshem Aleko Prodani me gjeti te mos flisja por te shkruaja ato qe zemra perjetoi plot dhimbje ne 2 majin e 2006

VARGJE LAMTUMIRE

-mikut tim,A.Prodani-

Unë ende nuk e di,

e zgjodhe ti Majin,

Apo të zgjodhi ai

në këtë ikje pa kthim!?

Sidoqoftë,ti Korçës

ia pakësove ajrin,

Por edhe të qeshurën,miku im!

Unë ende nuk e di,

e zgjodhe ti mbrëmjen,

Apo të zgjodhi ajo-ty

që të marrë shkëlqim!?

Sidoqoftë,ti Korçën

e ke dhimbje tënden,

Por edhe dashuri

pa fund,pa fillim!

Unë ende nuk e di,

e zgjodhe ti vdekjen,

Apo të zgjodhi ajo

që të mburret më pas!?

Ti ishe i tillë

që edhe kur s’të qeshej,

E bëje gjithë Korçën

me buzë në gaz!

Unë ende nuk e di

si mund të të nxerrë

Kjo skenëz e vogël

ku Maji të la!?

Ti ke për të ikur prej saj

me patjetër,

Do të vish të na thuash

që bëre shaka!

E mërkurë,3 maj 2006

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here