Vangjel Toce (1953). Aktor. Lindi ne Tirane, me 26 maj. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve*, dega e drames, me 1976, filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor*, ku vazhdon edhe sot. Gjate karrieres se tij aktoriale ka misheruar mbi 40 role, me te shumtit ne lemin e humorit dhe te satires si dhe ata qe ravijezonin karaktere me fizionomi te qarte.
Fillimisht u angazhua me interpretimin e personazheve qe shquheshin per nga mbartja dhe kahu dramatik e psikologjik i tyre, por me vone, ne menyre te natyrshme, ai kaloi drejt sendertimit te personazheve komike, ku edhe afirmoi cilesite e tij me te mira si aktor. Ne keto hulli realizoi shume figura interesante, me prerje origjinale, sin e shfaqjet Zbutja e kryeneces, Nata e dymbedhjete, Valsi i Titanikut, Tete persona plus, Dua burre, Gomone, Pleshti ne vesh etj.
Ne komedine Inspektori (Revizori) e N. Gogolit interpretoi me hir dhe elegance rolin e Ivan Sheqpkinit, kurse me rolin e Ilia Vanja te Cehovit, gershetoi me mjeshteri planet e humorit me nje lirizem e poetike njerezore te dhimbshme, duke krijuar nje pike te forte emocionale me interpretimin ne kitare te nje kenge te trishte popullore ruse, sikunder i mesoi sarkazmes ne interpretimin e rolit te Heberlit te drama Franku V e F. Dyrrenmatit (2007).
Ne kinematografi ka realizuar 8 role, por spikati qysh me rolin e tij te pare dhe kryesor, Migjenin, te filmi Nate pa drite (1981); po ashtu u dallua edhe me rolin e Klaudit te Muri i gjalle, e Qafokut te Binaret etj.
V. Toce ben nje loje dinamike, shfrytezom me frytshmeri elementet e lehta te humorit, sikurse vihet re kjo te gjestet dhe plastike e zhdervjellte, te ritmi i gjalle, te begatia e intonacioneve dhe larmia e theksave, te kapercimet organike nga njera situate ne tjeteren, pershtatshmeria ndaj formave burleske etj.