Valltari model, baletmaestri dhe pedagogu i shquar Gezim Kaceli – AM –

0

 

 

Gëzim Kaceli (Artist i Merituar) – 86 vjetori i lindjes. Disa foto nga rolet e tij si balerin dhe krijimet koreografike

 

Kujtojmë sot një ndër themeluesit e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, mjeshtrin e valleve Gëzim Kacelin. Ai do të mbahet mend si një nga koreografët më të shquar, i cili dha një kontribut të madh në themelimin e artit koreografik në Shqipëri.

 

Do të kujtohet si model i valltarit, balerinit, koreografit, baletmaestrit e pedagogut të shquar. Disa nga perlat e valleve shqiptare, si “Vallja e Tropojës”, “Barinjtë e Korabit”, “Vallja Gorarçe”, “Suitë vallesh të Shqipërisë së Mesme”, “Trio e Shupalit”, “Valle Arbëreshe” e shumë e shumë të tjera janë realizuar prej mjeshtrit Kaceli dhe brezat mbarë janë rritur me krijimtarinë e tij.

 

Vargu i punimeve koreografike të mjeshtrit Kaceli është tepër i gjatë dhe prek të gjitha trojet shqiptare. Aktivitetin e shkëlqyer që bëri me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve e vazhdoi me Ansamblin e Ushtrisë dhe pas vitit 1990 në Kalabri me trupën e valleve të këtyre trojeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here