Valentina Kita (1960)

0

 

 

Valentina Kita.(1960). Aktore. Lindur me 26 janar 1960 ne Tirane. Mbaroi studimet per aktore ne Akademine e Arteve me 1983, viti ne te cilin filloi punen si aktore profesioniste ne teatrin “Skampa” te Elbasanit. Ka interpretuar rreth 50 role, nga te cilat vecohen: Aleksandra tek Neperka e L.Helmanit, Ana tek Engjejet e sketerres, Ana te Vdekja e V.Alenit, Aspasia tek I pangopuri e Psathait, Theothoria te Pushteti i grave e Aristofanit, Zana te Kyci i arte e F.Balliut, Jona te Turneu e P.Manit.

 

U vleresua me Cmimin III ne Vestivalin Kombetar te Teatrit, me 1989, per rolin e zonjes ne dramen Sa shume gjethe te thata ate vjeshte e P.Kulles. Ka interpretuar filmat Vendimi te K.Dhamos, Nata e pare e lirise, te E.Musliut, Pranvera s’erdhi vetem dhe Ngjyrat e moshes te P.Mikanit etj. Ne vitin 2000 e ne vijim punon si regjisore ne TVSH, por eshte angazhuar si aktore ne shfaqjet Darka e te marreve, Pasticieri Bela Vista, ne tenelovelen Njerez dhe fate (ne rolin e Xhulit).

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here