VAÇE ZELA “LULEKUQJA”
Ne ket` toke ku rritej druri i varferise
mbolle ti kopshtar lulkuqen e vegjelise
nxinte pylli i mjerimit n’ato dite pa drit
ja vadite rrenjet e njoma sythet celen syth
nxinte pylli i mjerimit n’ato dite pa drit
ja vadite rrenjet e njoma sythet celen syth
Krahet e zhveshura te pemeve ngrinin kallkan
por ti fryme ti jet i dhe lulkuqes shpirt e xhan
dhe e rrite neper llohe e ne ere e shi
hiri i shtepive te djegura te ngrohu ty
Ref.
c`u perhap poleni bashke me eren aneambane
gjer sa u ngriten lart petalet t’kuqe mbi Tirane
Hodhi shtat lulkuqja jone ne cdo shpat e gur
ne tufane cdo petale nje flamur.
Fundi :
Dhe nje dite nendori qielli u be krejt i kuq
Male pyje fushe kodra ndizen ne te kuq
Sot kopshtari yt i mencur dhe i ri gjithmon
I takon cdo kontinenti trime lulja jone
Sot kopshtari yt i mencur dhe i ri gjithmon
I takon cdo kontinenti lule Shqipja jone
Vaçe Zela ishte këngëtare shumë e njohur. Vaçe Zela, artiste e popullit dhe këngëtare me famë të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Kishte një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Vaçe Zela mbetet “Zëri” i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare.
Mori pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion, që prej organizimit të parë, në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën “Komunistët” (dubluar nga Marina Grabovari). Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Ajo është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga presidenti Alfred Moisiu.