Urime Mario/ Arben Ashikut. Mbushi 80 vjeç, aktori që “çmendte” femrat ruse dhe shqiptare

0

 

 

Aktori, regjisori dhe pedagogu i shquar, Prof. Mario (që gabimisht për disa kohë u quajt Arben sipas emrit të personazhit të filmit!) Ashiku në filmin e dytë sovjeto-shqiptar “Furtuna”, në rolin e Arbenit, dhe “Artisti i Popullit”, “Hero i Punës Socialiste” Naim Frashëri (12 gusht 1923-18 shkurt 1975) në rolin e Qemalit (kjo foto është botuar së pari në kopertinën e pasme të një revste sovjetike).

Ky film i parë i vitit 1959 i xhiruar kryesisht në Durrës (më vonë qyteti bregdetar u përdor në mbi 50 filma), ka në trupë dhe dy aktorë durrsakë: Filika Dimon (lindur më 1 gusht 1939) dhe artistin e merituar Vangjel Heba (11 mars 1933-17 tetor 2007).

Filmi i para 60 viteve, kur Ashiku ishte vetëm 20 vjeç, student i ish-Institutit të Lartë të Fizkulturës, korri sukses të madh, saqë biletat shiteshin në tregun e zi. Kjo dhe për faktin se interpretonte së bashku me një aktore mjaft të bukur sovjetike si Ariadna Shengellaja, dy vjet më e madhe se Mario (fotoja tjetër), ndërkohë të dy ishin yjet e njërit prej posterave në rusisht.

Mario pati fatin të luajë me “stekat” e Teatrit Popullor dhe më vonë të kinematografisë shqiptare si Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Sulejman Pitarka, Mihal Popi, Kadri Roshi, Loro Kovaçi, Ndrek Luca, Lazër Filipi, Ilia Shyti, Liza Vorfi. Pamja dhe fiziku, si dhe dhuntia si aktor, e bënë të kërkuar nga regjisorët e skenës dhe ekranit.

Pas mbarimit te studimeve në ish-Institutin e Lartë të Arteve (ILA) fillon punën si aktor në Teatrin Popullor, ku realizoi disa figura që lanë gjurmë. Pas një pune disavjeçare në ish-ILA, si pedagog i mjeshtërsisë së aktorit, iu bënë intriga dhe dërgua në Estradën e Pogradecit, ku punoi deri ne vitin 1986.

Për fatin e mirë të qytetit bregdetar, u emërua në teatrin “ Aleksandër Moisiu” deri ne vitin 1990 si regjisor. Ne vitin 1982, M. Ashiku rifilloi punen si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Universitetin e Arteve.

 

TH. M. /portali DurresLajm/  

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here