TRE DEDIKIME PER TRE ARTISTE TE POPULLIT – NGA AZEM BALIAJ

0

 

Nga Azem Baliaj

 

 

AKTORIT LORO KOVACI

Te gjitha rolet nga jeta i “more”…
Ne jete i ktheve me teper se role!
Sa gjallerisht i interpretove…
Dhe kurre per to gjate nuk fole.
Nuk kishe kohe ato ti lavderoje.
Nga puna mbushur ditet ne ikje…
Gjersa Tuc Makun e “perjetove”…
E te “pushkatuam” me duartrokitje!

 

AKTORES MARIE LOGORECI

“Cka te kam ba moj ksolle?!”
Pafajsisht te qante zemra…
Ah,moj LOKJA e “Tokes tone”
Mbete idhull per mijra nena…
Se,fatin e tyre ashtu te zi…
Madherisht ne skene e solle.
Ndaj per ty Loke,kjo poezi,
Lindi thjesht si bujari ksolle!

 

AKTORIT SANDER PROSI

Germat qe prure ne Atdhe…
Ishin flori e shkuar floririt…
Dhaskal Todrin monument e le
Jo vetem ne ekranin e filmit…
Dhe shpirti atdhetar nuk reshti.
Se punuari per kombin si burre.
Me Ismail Qemalin buze deti…
Ngrite kryemunomentin FLAMUR!

 

Bajram Curri,1990.

MIQTE E MI,EDHE PER JU JANE TE PAHARRUAR
KETA ARTISTE PRANDAJ I “RIBOTOVA” PAS 28v!

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here