TONIN TERSHANA ” KENGA E POETIT”
Isha i parritur, di c’kerkoja
nje deshire e zjarrte, me trazonte
donte zemra ime, te kendonte
per ju o njerezit e mi…
Tonin Tershana është këngëtar i njohur. Vetëm 3 javë pasi u bë pronar i një banese sociale, por këngëtari i njohur shkodran Tonin Tërshana ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare, duke mos e gëzuar atë. Ai nuk mundi t’i rezistonte sëmundjes së rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Dëshira e tij më e madhe ishte banesa, çelsat e së cilës iu dorëzuan më 1 shtator nga kryebashkiaku Veliaj, e për të cilën artisti kishte pritur 20 vjet. “Kam 20 vjet pa shtëpi. Prej 15 vitesh kam jetuar në Greqi, në emigracion. Prej 20 vitesh paguaj qira dhe më në fund m’u krijua mundësia të jetoj si gjithë të tjerët, të bëj një jetë normale me familjen time”,- deklaroi Tërshana në intervistën e fundit.