Tomorr Himçi lindi ne Elbasan, me 20 gusht te vitit 1943. Mesimet e para i mori ne qytetin e lindjes. Perfundoi me sukses shkollen pedagogjike dhe me pas vazhdoi Institutin ne degen Gjuhe – Letersi. Me vone u be pjese e Institutit te larte te Arteve. Tomorr Himçi ishte aktori i pare i Teatrit “Skampa”, i ardhur nga Instituti i larte i Arteve.
Jeta e tij ishte e lidhur ngushte me Teatrin “Skampa”, pjese e te cilit qendroi deri ne vitin 1990, kur doli ne pension. Ishte pjese e teatrit dhe estrades. Per vite me radhe luajti ne skene si aktor, vuri ne skene pjese si regjisor dhe shkroi si dramaturg.
Filloi pune si aktor i pare me shkolle, ne gusht te vitit1963. Ne vitin 1964-1965 interpretoi ne pjeset: “Trumbetierja”, Kater nga armata”, I pesti u zu gjalle”, Udha e Zavalinajve” etj. Ne qershor te vitit 1967 largohet nga teatri per te ndjekur kursin e regjizures, nen kujdesin e pedagogeve me ne ze te kohes.
Ne vitin 1968 deri ne 1973 ka punuar si regjisor ne Estrade. Ne vitin 1973-1974 ve ne skene ne Institutin e Larte Aleksander Xhuvani dramat: “Mulliri i Kost Bardhit” dhe “Laja”. Ne vititn 1975 u rikthye ne Teatrin “Skampa” si autor dhe regjisor i pjeses “Germane gur” dhe perfundoi se shkruari e vuri ne skene komedine “Familjet e medha”.
Ne vitin 1976 deri ne 1978 e emerojne mesues letersie ne shkollen pedagogjike. Rikthehet ne estrade ne vitet 1978-1984. Vlejne te permenden premierat e tij te sukseseshme, “Kendojme e thumbojme” dhe “Çeshtja e dites”, e cila u dha me shume sukses jo vetem ne Elbasan, por ne te gjithe Republiken. Kjo shfaqje u filmua dhe u transmetua, ne programet e humorit nga Radio Televizioni Shqiptar.
Nga viti 1984 deri ne 1990 punon si aktor prane Teatrit “Skampa”. Ne vitin 1990 del ne pension, por vazhdoi te ishte serish aktiv dhe per disa vite ku drejtoi gazeten “Intelektuali” dhe me idete u vu ne sherbim dhe kontriboi ne regjine e perzgjedhjen e stafit te Televizionit lokal “Dardan”. Ka shkruar rreth 500 skeçe si: “Arixheshka”, “Filipinko”, “Afganistan Afganistan”, “Ne per lekun luajme tepelekun” etj.
Ndahet nga jeta ne 30 korrik te vitit 2006.
Burimi: ARKIVA DIGJITAL ELBASAN