Todi Llupi (1948). Aktor. Lindi ne Fier, me 1 mars. Qe nga voto 1971 e vijimisht punon si aktor profesionist ne Estraden e Fierit*, ku ka realizuar shume role ne komedi te plota apo me nje akt, ne skece, parody, kuplete, monologue, pantomime, dialoge etj.
Aktrimi i tij bie per ngjyrat popullore, perdorimin e dialektit dhe zhargonit te Shqiperise se Mesme, per tipat dhe karakteret qe vijne nga shtresat kryesisht fshatare e te uleta. Eshte nje nga kupletistet dhe parodistet e hijshem te kesaj estrade, me nje ze te bukur, tenor, timber te forte e te paster.
Eshte bere i njohur posacerisht ne nje nga interpretimet e tij me te spikatura, ate ne parodine Do martojme Malon, me 1982. Ne vitin 1989 i eshte dhene titulli “Artist i merituar”.
Aktori fierak Todi Llupi nuk mungon dhe në premierën “Shshsh…ule zërin”, që tashmë është cilësuar si një prej veprave më të pëlqyera për publikun.
Vepra që mban firmën e autorit Pëllumb Kulla dhe regji të Leka Bungos ka mbledhur rreth saj emrat më të njohur të teatrit, ndërsa aktori fierak Todi Llupi këtë herë vjen si një punonjës ambasade.
Ai ka një galeri të tërë rolesh. Aktualisht është një ndër aktorët më të spikatur të Estradës së Fierit dhe së fundmi është risjellë edhe në shesh xhirim nga regjisori Bujar Alimani.
Në filmin “Amnistia” Todi Llupi vjen në një profil krejt tjetër. Ai është vjehrri i sertë, ai është muzikant, ka pasionet e tij, por nga ana tjetër është ai pensionisti që në fund të muajit numëron paratë.
Ai është dhe vrasësi që, teksa kryen krimin, largohet krejt i ftohtë nga vendi i krimit, hedh tutje çiften dhe duket sikur i dorëzohet totalisht fatit të tij. Kështu mbyllet filmi “Amnistia” i regjisori Bujar Alimani.
Portreti i Todi Llupit si Remziu është një tjetër imazh ndryshe që sjell ky film. Aktori i njohur në sytë e publikut gjithmonë me nota humori, erdhi me rolin më dramatik të jetës së tij. Ndërsa këtë herë ka një tjetër personazh, që po merr duartrokitjet e publikut.