Todi Bozo (1934-2018)

0

 

 

Todi Bozo. (1934-2018). Drejtor filmi regjisor. Lnidi ne Lushnje, me 27 prill. Fitoi nje burse per menaxhimin e prodhimit kinematografik ne Institutin Kinematografik te Moskes VGIK-me 1959, duke qene nga kuadrot e pare te shkolluar ne kete lami.

Si i tille ka kryer funksionin e drejtorit te filmave ne pjesen derrmuese te tyre gjate dhjetevjecarit te pare 1959-1969, ku perfshihen Furtuna, Debatik, Detyre e posacme, Vitet e para, Oshtime ne bregdet, Ngadhenjim mbi vdekjen, Plage te vjetra etj.

 

Kete drejtim do ta ndjeke edhe me pas me filmat Koloneli Bunker dhe Syri magjik te K.Cashkut, Lutje per dashurine ose Kronike e nje qyteti provincial etj.Ne artin e regjisorit te filmit dokumentar T.Bozo erdhi pasi kreu kursin parauniversitar per regjisurre ne Institutin e Larte te Arteve (1973-74).

Ka qene edhe zevendesdrejtor per prodhimin ne kinostudion “Shqiperia e re”, ndersa pas vitit 1983 u mor me filmat dokumentare si regjisor me 25 te tillet, ku afron ne fokus dukuri e ngjarje me rendesi per proceset ekonomike, ato shoqerore, kulturore dhe tematika te tjera plotesuese, sikunder edhe pervijime portretesh nga emrat e shquar te popullit shqiptar.

Nga numri i tyre vecohen: Noli yne, Dite plot diell, Peizazh me molle, Shkriptezimi i tokave, Shtegetimi, Moj e bukura Arberi, Kenget e zemres, Drejt kuvendit pluralist etj. Ne profesionin e regjisorit te filmit artistik hyri pjeserisht, ne bashkeautoresi me V.Celin, me filmin artistik Lugina e pushkatarit.

T.Bozo ka qene edhe ligjerues ne kurset parauniversitare per kineaste, sikurese ka botuar mjaft shkrime ne shtypin e kohes per probleme kryesisht ekonomike dhe te administrimit te procesit te prodhimit kinematografik. Ka fituar vleresime dekorata pune te ndryshme.

Edhe mbas daljes ne pension Todi Bozo nuk e nderpreu veprimtarine e vete prodhuese e pedagogjike. Vazhdoi te jepte leksione ne Akademine e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Paralelisht me kete, vazhdoi punen edhe si kineast.

Keshtu, deri ne vitin 2008 punoi si producent ekzekutiv ne filmat “Kolonel Bunker’ dhe “Syri magjik” me regjisor Kujtim Çashkun, ne filmin “Kronike provinciale” me regjisor Artan Minarollin dhe ne filmin “Koha e Kometes” me regjisor Flamur Koçin.

Te gjithe keta filma jane realizuar ne bashkeprodhim me partnere perendimore. Kineasti Todi Bozo eshte marre edhe me botime te ndryshme, nder te cilat mund te permendim librin “Produksioni i filmit”, nje liber profesional e shkencor, qe ben fjale per organizimin dhe teknologjine e prodhimit te filmit.

Ne vitin 2014 botoi librin “Copeza kujtimesh, te embla e te hidhura”, ne permbajtjen e te cilit perfshihen edhe episode te ndryshme nga puna ne Kinostudion “Shqiperia e re”. U nda nga jeta me 4 shkurt 2018.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here