TIRANA ESHTE E BUKUR, TA BEJME ATE EDHE ME TE BUKUR!

0

 

 

NGA: BESIM DERVISHI

Dikur Mafia ishte ajo që mbronte feudet, pastaj kaloi në një shkallë më të lartë duke u marre me trafikun dhe kontrabandën e duhanit, prostitucionit dhe drogës, ndërsa sot ajo është kthyer në sipërmarrëse, afariste dhe investuese në punët publike….:”
/ Prokurori Rocco Chinnici – vrare ne vitin 1980 nga Krimi i Organizuar/

Këto ditë opinioni publik por sidomos artistët janë përfshirë në një debat me pushtetin në lidhje me prishje e Teatrit Kombëtar. Ky debat nuk është i vjetër por gati njëzet vjecar.
Debati për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar pas prishjes së shumë ndërtesave të tjera historike si Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, Kinema “17 Nëntorin”, por edhe shtëpive private të vjetra dhe zvëndësimin e tyre me rrokaqiej dhe gradacela të shpërfytyruara na kujtojnë një ngjarje jo fortë të largët në shtetin tonë fqinj, Italin. Prishjes së godinës së Teatrit historik të Palermos, “Teatrit Bellini” si dhe qindra vilave me kopshte me portokalle dhe limona.

 

Prej vitit 1959 deri në vitin 1963 Salvatore Lima ishte Kryetar i Bashkisë së Palermos. Ndërsa Vito Çiançimino, Komisioner për Punët Publike në këtë Bashki. Vito Çiançimino ishte i diplomuar si gjeometër por kjo nuk e pengoj të shndërrohej në njeriun më të fuqishëm të Sicilisë. Komisioni Antimafia vite më vonë e identifikoj Çiançiminon si njeriun simbol të mafias në Bashkin e Palermos. Gjatë kësaj kohe kur Lima dhe Don Vito ishin në këto detyra, ndodhi ajo që quhet “Sacco di Palermo”, shkatërrimi i Palermos. Sipas gazetarit Francesko Likata ” Sacco di Palermo” ishte:

Spekullimi me i madh financiar por edhe në fushën e ndërtimit i organizuar nga sistemi politiko- mafioz. Në fare pak kohë u rrënuan qindra vila të ashtëquajtura “Vila Liberty” në “Bulevardin e Lirisë” në Palermo. Operacioni nisi si një bashkëpunim perfekt midis mafias dhe politikës në vecanti politikës administrative. Tre protagonistët e këtij spekullimi ishin, ndërtuesi Francesko Vasallo, Salvo Lima i cili në këtë periudh ishte Kryetari Bashkisë së Palermos si dhe ish Ministri demokristian Xhovani Xhoja.

Lima dhe Don Vito kishin një sllogan për qytëtin e tyre; “Palermo e Bella, Facciamola piu Bella”. “Palermo është e Bukur, Le ta Bëjmë edhe më të Bukur”. Qëndra historike e Palermos ishte me të vërtet e bukur. Në qëndrën e saj historike në “Bulevardin e Lirisë”, Palermo kishte shumë vilatë historike të një stili klasik, të cilat thirreshin me emrin “Vilat Liberty”, me kopshte me limona dhe portokalle të cilat kundërmonin era “Jasminë” një lule simbol për këtë qytet. Qëndra kulturore e Palermos ishte “Teatri Bellini” i cili kishte disa resorante karakteristike dhe shumë të vjetra të cilat rrethoheshin nga lulet shumëngjyrëshe dhe aromatike.

 

Operacioni nisi brënda një nate. E para u dogj ndërtesa e njohur me emrin “Velinio Fiorio” në rrugën e gjelbëruar “Margarita”. Hidhet ne erë me dinamit “Vila Lejla” një vilë e njohur me emrin “Liberty”. Operacioni nuk kurseu as Teatrin madhështo “Bellini”, Mafia i vuri zjarrin ndërtesës duke e shkatërruar komplet atë. Djegia u bë me kujdes që të dukej një zjarrë i rënë nga pakujdesia. Pas djegies së këtyre ndërtesave përfshi dhe Teatrin Bellini. Ky qytet nuk egzistonte më. Pa këto ndërtesa ky qytet ishte një qytet tjetër.

Pas këtij shkatërrimi, Ciancimio dhe Lima filluan të ndërtonin pallate dhe gradacela. Në katër vjet u dhanë 4200 licensa dhe leje ndërtimi. Ishin leje shumë të dyshimta të cilave ju dhanë personave të panjohur. I ashtëquajturi “Komisioni Bevino” i themeluar në Rajonin e Siçilisë në vitin 1963, doli në konkluzionin se lejet e ndërtimit të dhëna nga muaji Nëntor i vitit 1959 deri në Nëntor të vitit 1963 në periudhën në të cilën Çiançimino kishte mbajtur postin e Komisionerit të Ndërtimit, ishin lëshuar në favor të pesë qytetarëve.

Salvatore Milazzo (1653 leje ndërtimi), Michele Caggegi (702 leje ndërtimi), Francesco Lepanto (447 leje ndërtimi), Lorenzo Ferrante (447 leje ndërtimi) dhe Joseph Mineo. Me përjashtim të Lepanto i cili ishte një inxhinier, të gjithë të tjerët ishin punëtor të thjesht që jetonin në kushte modeste ekonomike. Nërsa ndërtuesit e vërtet të lidhur me pushtetin okult nuk egzistonin në asnjë dokument. Sic thamë më lartë në këto vite u shkatërrua simboli i kulturës së këtij qyteti dhe mbarë Italisë.

Teatri Bellini. Ky teatër ishte ndërtuar në shek XVIII dhe puna për ndërtimin e tij kishte vazhduar për 16 vjet (1726 -1742). Teatri u ndërtua komplet prej druri dhe kishte një kapacitet prej 500 spekatorësh. Teatri e mori emrin në vitin 1848 për nder të kompozitorit të shquar nga Katania Vincenso Bellinit. Në vitin 1964 Teatrit Bellini i vihet zjarri nga qarqet mafioze. Ky zjarrë në dukje ishte rastësor por shkatërrimi i tij kishte qëllim që aty të ndërtohej një gradacel. Pas shumë viteve ( në vitin 2000) Teatri Bellini u rikthye në identitet.

Këto forma operimi në dukje gjoja rastësore ( një nga format e operimit ështe lënia me qëllim në mëshirë të fatit të ndërtesave historike me qëllim që ato të rrëzohen vetë ose “rastësishtë”) janë forma tipike mafioze. Pas viteve 1990 në Shqipëri filloj i ashtëquajturi “Kaos Urbanë”. Ky kaos nisi me ndërtimin e kioskave në qytete dhe Tiranë. Por ky ishte vetëm fillimi. Binomi Krim i Organizuar- Politik në të ashtëquajturin “biznes ndërtimi” u shfaq qartë aty nga fundi i viteve 1990.

Krimi i organizuar kishte siguruar mjete të mëdha financiare nga trafiku i prostitucionit, drogës, kontrabandës, tenderave publik dhe për larjen e tyre i duhej ndihma e politikës.. Lejet e ndërtimit (por dhe miratimet në mënyrë verbale nga persona me pushtet) u dhanë përgjat gjithë vijës bregdetare si dhe në qëndrat e mëdha urbane si Tiranë- Durrës. Në këtë masakër urbane përfitues ishin të dyja palët. Politika shpërblehej nëpërmjet suportit financiar gjatë zgjedhjeve lokale ose qëndrore, ndërsa krimi investonte parat duke i paraqitur si të ligjshme..

Parrullat politike të rindërtimit urban pas 1990 si: “Ndryshimi Urban Vjenë nga Ne” ose “Rilindja Urbane”, të cilat pasuan me ndërtimet e gradaçelave, kaos urban përgjatë vijës bregdetare, kaos urbanë në qytetet kryesore, hapjen e guroreve për lëndë të parë, shkaterrimin pa kriter të pyjeve. Na kujtojnë slloganin e hedhur nga dy lejtnantët e Cosa Nostra-s në politik, Salvatore Lima dhe Vito Çiançimino, “Palermo e Bella, Facciamola piu Bella”.

Ne vecanti krimi investoj parat e tij ne Tirane. Ndaj edhe politika e kuptoj se rruga per ne pushtet kalon neper Bashkite e medha, perfshi ate te Tiranes.Bashkite dhe pushteti administrative ishin trapolina per ne pushtetin qendrore. Keto modele jane zbatuar edhe ne vende perendimore. Por ne keto vende puna ishte faktori kryesor per kalimin nga pushteti lokal ne ate qendrore. Modelin e punes ne pushtetin lokal e ka zbatuar edhe ish presidentin francez Shirak (dhe me vone ate Sarkozi ) dhe kishte te bente me menyren e operimit per te kapur majat e shtetit.

Kjo menyre operimi kalonte neper sheshet dhe rruget e Parisit. Presidenti francez Zhak Shirak kantidoj ne fillim si Kryetar i Bashkise se Parisit nga viti 1977 deri ne 1995. Ishte ish Presidenti Sarkozi qe beri te njejten gje. Keto figura madhore e kishin te qarte se nepermjet punes ne terren ne nivelin administrative me te ulet do ngjiteshin ne majat me te larta. Por nese Shirak dhe Sarkozi linin femijet e tyre ne gjume dhe dilnin naten ne krye te operacioneve policore, ne krye te patrullave policore per te arrestuar kriminelet e Frances, dhe per te siguruar gjumin e qete te qytetarve francez.

Politikanet shqipetar nepermjet makinave te renda ju prishi gjumin qytetarve tiranas, gjate fillimit te betonizimit te saj, nderkohe qe vete flinte disa kilometra larg Tiranes. Ishte e qarte se per te kapur majat e shtetit duhej shume “pune” te cilat lidheshin me biznesin e ndertimit. Sot edhe Kryetari i Partise se pozitës edhe ai i opozites kane mare partine pasi kane operuar nepermjet Bashkise se Tiranes.

E njejta gje perflitet se do te ndodhi edhe me vone. Pra eshte e qarte se kush mere drejtimin e kesaj bashkie ai eshte “kantidati” potencial per te mare frenat e partise dhe me vone ndoshta dhe frenat e pushtetit ekzekutiv. Palermos ju desh 35 vjet per te rikthyer Teatrin Bellini ne identitet. Mos beni te njejtin gabim!

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here