Tinka Kurti (1932). Aktore e teatrit dhe e kinematografise. Lindi ne Sarajeve te Bosnjes ,me 17 dhjetor .Nena e saj ishte hungareze nga Budapesti, Elisabet fon Balinda ,e cila u be aktore, kengetare dhe valltare e njohur ne ish -Jugosllavi. Per te ka edhe nje muze te celur ne Cetinje me emertimin ‘’Savce’’.
Karrieren artistike T. Kurti e filloi qysh heret me 1947, kur u regjistrua ne liceun artistic ‘’Jordan Misja’’* qe u hap ne Shqiperi, si e vetmja nxenese femer. Me themelimin e teatrit ‘’Migjeni ‘’*te Shkodres me 1949, filloi punen si aktore profesioniste. Ka realizuar rreth 258 role net eater, ne drame e komedi.
Ne vitin 1954 luajti rolin e Filies ne dramen Toka jone e Kole Jakoves *, kurse 15 vjet me vone, me 1970 ,luajti rolin e Lokes ne po kete drame, me te cilin theksoi vecanerisht karakterin qendrestar te personazhit ,qe e perballonte fatin ne menyre dinjitoze dhe me besim se e drejta neperkembur do te vihej me ne fund ne vend.
Ne vitin 1960 luajti me ngrohtesi dhe nje sens te qarte psikologjik rolin e Sonjes ne dramen Histori irkutase, me te cilin fitoi cmimin e pare si Aktorja me e mire femer ne Festivalin 1te teatrove ,1961.
Ne njemendesimin artistik te ketij roli moren forme dy nga dhuntite e lindura te aktores ‘.sensi i forte dramatik i perjetimit te personazhit dhe natyra e hapur , gazmore, plot energji , hare e ciltersi.
Dy vjet me pas (1963) krijoi figuren e Nores te Shtepia e kukulles e H. Ibsenit, ku permes ballafaqimit te dy gjendjeve te kunderta, fillimisht ne fatin dhe sjelljen e atij personazhi ,nevojen per personalitet ,gjetjen e nje te ardhme te qarte per vendin e gruas ne shoqeri e familje.
Ne vitin 1967 interpretoi rolin e Zanes ne dramen Fisheku ne paje te Fadil Krajes* duke i dhene asaj ,pos thekseve dramatike e vepruese, edhe nje pervuajtje e thjeshtesi njerezore .Nje nder realizimet me te bukura te T. Kurtit ishte nenemadhja te drama Gjaku i Arberit e F. Krajes ,me 1981.
Loja e saj ne realizimin e ketij roli ishte tejet emocionale ,ku u dallua qarte perjetimi i kahut tragjik, por ku u ravijezuan njekohesisht edhe aspekte te forta epike e te madherishme ,me dhimbjen e saj si nene dhe si kryezonje e fisit te Arberit ,me humbjen e pazevendesueshme qe i kishte sjelle fati.
Skena e perballimit te gjemes (vdekja e njehershme e pese djemve ne lufte me hasmin ) pikerisht ne diten e dasmes se vajzes se vetme , Rines,u luajt prej saj ne tri pamje te alternuara njera me tjetren: a) lufta e brendshme me vetveten per te mposhtur menxyren, b) vetepermbajtja dhe tjetersimi i dhimbjes , c) ngushellimi dhe shpresa per mbajtjen e beses.
Vec nje te jetuari intensiv e te dridhshem ne pjesen e pare, me tutje ajo sjell vetmimin dhe pezmin e rende, deri te ringjallja finale.
T.Kurti eshte aktore me nje temperament shperthyes ,me perbirime e ndjenja te thella ne dhenien e brengave te personazheve ,gjithashtu nje aktor e ngrohte , konkrete ne te vepruar ,me logjike te forte, e vertete ne skene.
Ajo ka sjelle disa figura grash, sidomos nenash, rendom krenare e te forta si karaktere njerezore, por po aq edhe te lenduara nga pasojat tragjike qe u jane shkaktuar prej fatkeqesive, udhes e peripecive te femijeve, sikunder kane qene ato ne dramat Shpartallimi, Baca i Gjetajve, Lindje ne shtrengate, Historia e Blertes, Cmurosja, Ftese nga larg, Trokitje ne dyert e dhimbjes etj.
Vecori e aktrimit te T. Kurtit eshte edhe kalimi i natyrshem sa nga gjendjet dramatike, epike tek ato sarkastike, komike, duke luajtur njeheresh ne shume plane interpretative. Karrieren ne kinema, me 89 role, e filloi qe me filmin e pare te metrazhit te gjate, Tana 1958, ne rolin e Tanes, per ta vazhduar me pas me shume te tjere. Figura e nene Pashakos ne filmin Yjet e neteve te gjata, 1972, ishte e nje permase epike, nje karakter stoik.
Ajo solli me pas edhe gjasa te aferta interpretuese kesilloji ne disa role te tjera. Ne vitin 1993 jetesoi dhimbshem rolin e gjyshes se braktisur e te shushatur nga mungesa e dashurise prej femijeve te saj ne filmin Zemra e nenes. Ka fituar disa cmime ne festivalet kombetare te filmit dhe teatrit, perfshire edhe Cmimin e Karrieres. Emri i saj gjendet ne shume botime enciklopedike ruse, indiane, egjiptiane, hungareze, britanike e amerikane; Teatri shqiptar ne Malmo te Suedise mban emrin e saj. Mban titullin ‘’Artiste e Popullit ‘’.
&nbs