Thimi Filipi (1927-1990)

0

Thimi Filipi (1927-1990). Aktor. Lindi ne Korce. I aktivizuar me grupin teatror qysh ne radhet partizane dhe me pas, ne qytetin e lindjes, u terhoq si aktor profesionist ne teatrin “A.Z. Cajupi”* te Korces, me 1954, dhe punoi aty deri sa doli ne pension.

Qysh ne fillim te karrieres se tij artistike luajti role kryesore, si ai i Dhimitrit ne dramen Lulja e kujtimit e Foqion Postolit*. Realizoi mbi 85 role, te shumtet tipa e karaktere dramatike te ardhura nga shtresat fshatare, figura njerezisah te forte qe perfaqesonin idealet rilindese e atdhetare, personazhe qe rendom gjendeshin ne udhekryqe ekzistenciale, me brenga e pervuajtje, te trajtuara me tonime te uleta e te but ate zerit, me heshtje meditative, me qendrime e gjeste te ngadalta, port e prera e te vendosura.

Ne rrafshe te tilla aktoriale, gjithmone me kahe te thuketa psikologjike, jane interpretuar edhe rolet e Batos te drama Djemte e Bato Gores, e Xhelos te drama Maro Mokra, e Delos te drama Perballe vetes et Ruzhdi Pulahes* etj. me rolin e Zekos ne dramen Zeko Shkoza te R. Pulahes iu dha cmimi “Aleksander Moisiu” si “Aktori me i mire” ne Festivalin e Teatrove, ne vitin 1986.

Me jetesimin e ndjere artistik qe i beri asaj figure, ai vijoi me ngulm ne hullite e veta aktoriale duke ravijezuar tipin e nje njeriu me karakter te forte e burreror, qe vendos e jep drejtesi ehde ne rastin kur preken thelle ndjenjat vetjake si prind. Th. Filipi u be nje nga aktoret e kerkuar edhe ne kinematografi, ku interpretoi ne rreth 30 filma.

E nisi me filmin e pare shqiptar, Tana, me 1958 duke krijuar me pas nje hapesire te veten, me ravijezime karakteresh te ndryshem: burra atdhetare, fshatare te ndershem, njerez ne udhekryq, por qe dine te zgjedhin kahun e mbare etj., sin e filmat Guna mbi tela, 1977 (kapedani); Njeriu me top, 1977 (Fahredini); Perballimi, 1978 (Nevzati), me te cilin ka fituar cmim; Dollia e dasmes sime, 1978 (Xhezua); Nusja dhe shtetrrethimi (karrocieri); Balle per balle, 1979 (Xhemal Struga); Mysafiri, 1979 (Akrepi); Apasionata, 1983 (babai i Mires); Kush vdes ne kembe, 1984 (farembjellesi); Rrethi i kujteses, 1987 (Loro) etj. Mban titullin “Artist i merituar”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here