Teatri “Zihni Sako” 50 vjet Teater Profesionist

0

 

 

Gjirokastra, qyteti qe ka krijuar diferencen ne vendin tone lidhur mbi kulturen qe e karakterizon, prej dekadash eshte ne qender te vemendjes te pakten mbi ate cfare ka “dhuruar’ dhe ofruar nder vite. Infrastruktura e vecante e sigurisht intelektualet e shumte te ketij qyteti kaq te “cuditshem’ ashtu si e cileson edhe gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare ne “Kronike ne Gur”, padyshim qe konsiderohen nje faktor i rendesishem per qytetin muze, qe sigurisht ashtu si motet, ka edhe historine e tij te lashte,histori qe nis ne cdo gojedhene, sokak, rrugice apo mozaik, ku ky i fundit gersheton me se miri talentin, dashurine dhe perkushtimin e atyre qe kane kane lene gjurme ne kete qytet.

Te flasesh per qytetin e gurte nuk eshte aspak e lehte,madje eshte mjaft e veshtire, pasi cdo detaj te ofron nje histori apo mister, ku te gjitha fjalet duket sikur “rrugetojne” neper lagjet,banesat karakteristike apo kalldremet e qendisura me aq mjeshteri nga duarartet e ketij qyteti. Gjirokastra sot eshte ne qender jo vetem te guidave turistike nga te gjitha shtetet e botes, por edhe ne fokus te kronikave te mediave nderkombetare nga me prestigjozet vizive apo te shkruara, te cilat po promovjne vlerat e ketij qyteti, pjese e te cilit eshte edhe Teatri Profesionist “Zihni Sako”I cili feston 50 vjetorin e krijimit te tij.

50 vjet Teater Profesionist,gjysem shekulli art,nje epoke mundi, djerse,perkushtim e sigurisht duartrokitje te merituara nga publiku per interpretimet e vendosura ne skene.
Tradita teatrore e qytetit tone eshte nje nga vlerat e kultures qytetare gjirokastrite e cila ne cdo periudhe historike ka ardhur duke u pasuruar dhe duke nxjerre ne drite regjisore, aktore dhe piktore, te cilet me talentin dhe vullnetin per pune, krijuan me dhjetra spektakle te bukura me vlera te medha ideo-artistike.

50 vjet me pare, ne nentor te vitit 1968, nen pranine e qindra spektatoreve Gjirokastrite, u duartrokit bujshem dhe u vendos ne skene buqeta me lule e premieres se premierave te Trupes Teatrale Profesioniste. Emocionet e saj nate i solli ne skene drama”Shoket” e dramaturgut Bashkim Kokozeli, me regji te Bernard Kokalari, skenografi te Vaso Lilit dhe me interpretimin e arrire dhe plot jete te aktoreve Viktor Zhusti, Bukuroshe Kokalari, Lumturi Shtino, Zhaneta Papamihali, Niko Dhoska dhe aktoreve amatore Kristaq Kola, Ferik Bakiri, Hiqmet Shtino dhe Medi Baduni.

Ky ansambel i vogel artistik i cili nga viti ne vit,me ardhjen e aktoreve te shkolluar do te merrte fizionomine e plote te nje trupe profesioniste dhe gjate 50 viteve i ka dhene tonin jetes artistike te qytetit, duke shfaqur nje numer teper te konsiderueshem premierash duke u bere i njohur ne arenen kombetare, ku pjesemarrja edhe ne festivalet teatrale te kohes eshte vleresuar me cmime te shumta, ndersa nuk kane munguar edhe vleresimet me mjaft diploma per regjisoret, skenografet apo aktoret.

Ne kohen kur teatri “Zihni Sako” morri jete, ne ate kohe trupa e tij perbehej vetem nga 6 aktore, qe me kalimin e viteve ky numer padyshim jo vetem do te shtohej, por njeherazi do te riste dhe performancen dhe interpretimin e aktoreve apo regjisoreve. Aktiviteti i trupes teatrale te qytetit do te shtrihej ne dy kohe, ku secila prej tyre pavaresisht fizionomise apo mundesive, ka lene gjurme te pashlyeshme jo vetem tek spektatori Gjirokastrit por edhe prane Vatrave te Kultures te fshatrave, aty ku jane interpretuar pjese te ndryshme te realizuara nga ky staf, qe sot meriton mirenjohje te padiskutuar.

Mes mjaft emrash te njohur jo vetem ne teater por edhe kinematografi, ketij “tempulli”do ti shtohej dhe kontributi i mjaft emrave te njohur te skenes shqiptare,mes tyre Piro Mani, Ndrek Luca apo Sander Prosi. Kulmin e krijimtarise ky teater do ta shenonte ne vitet 80-90. Pikerisht ne kete periudhe te veshtire ne mjaft qytete te vendit do te shenohej “kapitullimi’ i mjaft teatrove me ne ze, si ai i Beratit, Peshkopise etj, por qe ne fakt ne Gjirokaster fale perkushtimit dhe dashurise se vete “heronjve’ te tij, ‘Zihni Sako” ja doli te ‘qendronte’ ne kembe.

Do te duheshin vite, kjo fale mbeshtetjes se Bashkise se Qytetit dhe Agjensise se Kultures, qe sot ky institucion po shenon “revolucion” sa i takon premierave,shfaqeve apo aktiviteteve te vendosuara ne skenen e ‘shenjte’ te tij,duke rikthyer tek publiku ate pjese te munguar dhe aq te deshiruar per nje komunitet me vlera si Gjirokastra. Por sigurisht per te ngritur Trupen Teatrale eshte dashur shume kohe e mund, ashtu sa vete mosha e ketij teatri….nje gjysem shekull… Por kush jane ata te cilet e kane kthyer ne shtepi te dyte prej vitesh teatrin profesionit Zihni Sako?

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here