Teatri “Bylis” gati të rihapë dyert

0

 

 

Teatri “Bylis” u krijua në vitin 1971 nga bashkimi i trupës amatore të teatrit dramatik me një grup aktorësh të rinj të sapo diplomuar, të cilët u emëruan në Fier nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Teatri “Bylis” përfshinte në vetvete dy trupa teatrore: Teatrin Dramatik dhe Teatrin e Estradës. Ai e nisi veprimtarinë në godinën e re të ndërtuar enkas për këtë qëllim (teatri i sotëm) me kapacitet spektatorësh prej 480 vendesh.

Ky emërtim “BYLIS” u bë për disa arsye: Së pari emrin Apoloni (e cila ndodhet më pranë qytetit Fier, sot pjesë territorial e Bashkisë) e mbanin shumë subjekte social-kulturore në qytetin e Fierit; Së dyti, rrënojat e qytetit të Bylisit që ndodhen në fshatin Hekal të Mallakastrës dhe atëherë kjo krahinë ishte pjesë përbërëse e rrethit të Fierit; Së treti edhe në Bylis, dikur një nga qendrat kryesore ekonomike dhe shoqërore të Ilirisë së jugut, kishte ekzistuar një traditë teatrore, që ishte përfaqësuar nga ekzistenca e një teatri më të madh nga përmasat se ai i Apolonisë.

 

Teatri “Bylis” në qytetin e Fierit është gati për nisjen e një epoke të re. Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, shprehet se “nuk do të presim edhe shumë për të frekuentuar teatrin “Bylis””. “Shtëpia e artit të fjalës dhe emocioneve të forta tashmë është gati. Do të nisim së shpejti me ambiente krejtësisht të reja, sigurisht dhe me shfaqjet teatrore që na kanë munguar aq shumë”, tha Subashi.

 

“Shtëpia e artit të fjalës dhe emocioneve të forta tashmë është gati. Do të nisim së shpejti me ambiente krejtësisht të reja, sigurisht dhe me shfaqjet teatrore që na kanë munguar aq shumë”, tha Subashi. Godina e teatrit të Fierit iu nënshtrua gjatë këtij viti rikonstruksionit të plotë, duke bërë të mundur përmirësimin e kushteve për aktorët dhe artdashësit. Aktualisht vazhdon puna per rikonstruksionin e ambienteve te jashtme. Teatri Bylis është krijuar në vitin 1971, ndërsa salla e tij ka një kapacitet për 480 spektatorë.

 

Teatri në Fier i ka fillimet e tij mbi baza amatore. Ai nisi me iniciativën e një grupi të rinjsh të apasionuar ndaj kësaj gjinie dhe në kushte e indiferencës së mbështetjes nga shteti, mungesës së ambienteve dhe publikut të kulturuar. Pikënisja e tij do të jetë viti 1933, kur në lokalin e Zeko Kokës, një grup zanatçinjsh dhe arsimtarësh shfaqen të parën vepër skenike në një ambient të improvizuar. Ajo ishte komedia e autorit Kristo Floqi e titulluar “Do të vras veten”.

 

Jo pa qëllim u zgjodh kjo vepër teatrore, pasi Kristo Floqi ishte autori më i dashur dhe i pëlqyer i kohës. Veprat e tij shquheshin për humor, përmbajtje kombëtare dhe fshikullim të dukurive negative. Regjizori i parë i trupës teatrore ishte mësuesi Llaqi Kola, i diplomuar në shkollën normale të Elbasanit, i cili ishte marrë me teatër gjatë viteve të studimit. Trupa përbëhej nga aktorët amatorë si: Sokrat Pogaçe, Jorgji Koshovari, Jorgji Panda, Sotir Argjendari, Jorgji Kovaçi, Nasi Bogo, etj.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here