Çifti i të rinjve ishin dy nga viktimat e tragjedisë me tërmetin që shkundi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Almir Cara dhe Stela Steneci, janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e një godine të shembur në Thumanë, teksa banesa e tyre është shkatërruar.
Mësohet se Stela Steneci dhe Almiri ishin të fejuar ndërsa pabesia e natyrës ua ndërpreu jetën. Lorena jetonte vetëm me të ëmën dhe vëllanë, ndërsa dy netë më parë ndodhej në banesën e të fejuarit të saj në Thumanë.