Tano Banushi (1927-1993)

0

 

 

Tano Banushi (1927-1993). Aktor. Lindi ne Shkoder, me 4 shkurt. I ati i tij, Lluka, ishte nder bejtexhinjte dhe humoristet e njohur te qytetit. Fillimet ne fushen e humorit si aktor komik i ka qysh ne vitet e Luftes Antifashiste Nacionaleclirimtare, dhe fill pas clirimit, ne vitin 1945, luajti rolin e te dehurit ne shfaqen e drames Armiku i popullit te Ibsenit si dhe ate te Pashukut ne komedine me te njejtin titull te Filip Ndocaj*, qe e beri te njohur tek artdashesit shkodran.

T. Banushi eshte figura me perfaqesuese e teatrit te estrades se Shkodres, nje nder themeluesit e saj, ne vitin 1958, dhe nga aktoret shqiptare me te shquar te humorit. Qysh ne premieren peruruese te ketij teatri, Ne repartin e operacionit, ne te 16 shfaqet e saj, ai e befasoi publikun e qytetit me dhuntite e shpreura si aktor komik.

Ka realizuar mbi I.350 role ne skene ne rreth 200 premiera, kryesisht ne Estraden e Shkodres, me figura te larmishme ne komedite me nje akt, ne skece, ne intermexo, ne parodi, ne kuplete, ne dialoge, ne monologe etj., duke ravijezuar keshtu nje profil te tijin si aktor i tipit te humorit popullor, po aq si sqimatar dhe mjeshter i humorit te holle, ku bije ne sy ironia, dykuptimesite, semantika e pasur e fjales, eksprevisiteti i mimikes dhe i gjestit.

 

Loja e T.Banushit kishte hir, eleganc, finesse e nur komik; e folura e tij ishte e vecante, gjithashtu, trupi si i ngurosur, si i mbledhur ne shpatulla dhe qafa e anuar. Veshtrimi i tij shpesh ishte si i hutuar, si i humbulluar, i habitur, qe luante me paradoksalen, te papriturat, marrinat e bashkebiseduesve duke rezultuar ne fund jo i tallur, por talles.Ishte nga aktoret me brilante te skenes se estrades, emblema e saj.

Te shumta jane figurat e tij, nje varg tipash te larmishem ne profesione, mosha, karaktere, vese, menyra sjelljeje, deri edhe ne interpretimin e roleve te grave, te femijeve apo ne animizimet e ndryshme e pervecuese te kafsheve.Krijimi i figures se Dulles ne nje varg shfaqjesh (njeriut me vese, qe kritikohet fort prej gruas dhe shokeve te punes dhe qe ne fund “korigjohet”) e beri teper popullor te shikuesit shkodrane e gjerazi ne Shqiperi.

Neper vite, ai konsolidoi nje menyre te tijen te interpretimit, ku vellazeroheshin kunderti te papajtueshme ne dukje, te cilat shkaktonin edhe humorin, duke kaluar lehtesisht nga njera gjendje te tjetra, nga logjika tek alogjika, nga e pranueshmja te paradoksalja, nga e thjeshta tek e ngatruara, nga e qeta te nervozja etj., sikurse u vu re, nder te tjera, ne interpretimet plot hijeshi te pjeseve te till ate njohura si Kunati i shokut Xhemal, Fotografia, Ndertimet e reja, Familje me halle, Ne spital.

Vleresonte drejt mardhenjen me partnerin, nxiste atmosferen artistike, duke e mbajtur perhere te gjalle aktin krijues gjate provave ne tavoline, ne skene dhe ne shfaqje.

 

Harmonia ne loje me Hajrie Sulen, dualiteti virtuoz me Gjosho Vasine*, “ciftezimi”ne shume role me Zyliha Milotin*, apo partneriteti me Paulin Preken*, Katerina Bigen*, Gezim Krujes*, Zef Deden*, etj.ishin pjese e rendesishme e aktrimit te tij. Luajti disa role ne komedi, si ;kapteri te Prefekti e Besim Levonjes*, Llomovit te Fejesa e A.Cehovit , Mazllumi te Hej more babe! e J.Vujoshit, marinari te Tragjedia optimiste e Vishnjevskit etj.

Nje nga rolet e tij mbreselenese ishte ai i Leos te komedia Keshilli I ndrikullave (1974) e Sherri Mites*. Fale nje formati sarkastik, random edhe farsesk, paraqiti plot shpoti dhe hare tipin e beqarit “te vonuar”, qe kerkonte te martohej me mbleresi, por qe refuzohej nga vajza dhe me ne fund deshtonte. Me dhuntite e tij te lindura si aktor komik, “i prere “ per gjinite e vogla dramaturgjike te estrades, T.Banushi kishte, gjithaq, aftesi vokale, muzikore.

Ishte nje kupletist, kengetar operete dhe parodist i zoti. Luante me lehtesi ne vodevile. Shkruante vete materiale te shkurtra humoristike.Qemtonte gjithkund fjalen dhe frazen humoristike, gjestin, hollesi plastike, ojna karakterizuese, tipat te vecante nga jeta dhe mjediset e larme shoqerore etj. Bente punet e diferencuar me perkatesine sociale, profesionale e rajonale te personazhit, posacerisht me koloritin krahinor te tij.

Ai vuri shume shfaqe ne skene si regjisor; ishte nje inprovizues i shkathet, i papritur dhe I atyperatyshem, plot fantazi, i endshem, briland, fin. T.Banushi krijoi edhe nje arkiv te pasur per levizjen teatrore ne Shkoder duke hulumtuar, vjele e skeduar nje baze te gjere te dhenash per artiste, humoriste, shfaqje, punime ne skenografi, platforma regjisoriale etj. Mban titullin Artist i Popullit.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here