SPIRO URUMI (1928-1997)

0

 

 

Spiro Urumi (1928-1997). Aktor. Lindi ne Durres, me 28 shkurt. Mbaroi shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”* ne Tirane, me 1963, dhe me pas u emerua ne teatrin “A. Moisiu”* te Durresit, derisa doli ne pension. Ka luajtur aty mbi 80 role,me te shumtet kryesore, por edhe role te dyta si dhe karaktere. Ai perdori me po te njejtin sukses si mjetet shprehese per misherimin e personazheve me mbartje dramatike, theksa psikologjike dhe heroike, ashtu edhe ato qe lidheshin me misherimin e personazheve komike.

 

Luajti me sukses ne shfaqjet Martesa, Borgjezi fisnik, Prefekti, Ljubov  Jarovaja, Pulebardha, Mbi germadha, Koha e komisareve, Statuja e kapter  Xhorxhit, Pertej dashurise, Beselidhja shqiptare etj. Shtati dhe zeri i plote e i forte, ndjeshmeria  dhe perjetimi i thelle i rolit, energjia dhe temperamenti qe mberrinin deri ne vrullime te papermbajtura e nevrotike  ne pikat kyce te konfliktit dramatik –ishin vecori te dukshme te aktrimit te tij.

Ne dramen Mulliri  i Koste Bardhit te Naum Priftit *,S, Urumi i dha figures se mullixhiut Koste nje ashpersi te dukshme te veprimit dhe te sjelljes, ku terhiqte vemendjen pasuria emotive, temperamenti dhe vertetesia ne jetesimin e karakterit.

Selimin te Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes *e paraqiti ne tere antagonizmin e nevojshem, gje e cila rriti tensionin dramatik te shfaqjes, kurse figures se madherishme te Sulejman Vokshit te drama Beselidhja shqiptare (1979) e Sulejman Krasniqit e interpretoi ne rrafshet e epikes dhe sublimes, duke iu shmangur aneve te jashtme. Sado qe aktor dramatik, S.Urumi ka provuar edhe ne satire.

 

Te tilla kapercime te natyrshme e te shpenguara nga drama dhe tonet psikologjike e nevrotike te  satira dhe fshikujt e saj, ishin pjese organike e aktrimit te tij, shprehje e games se gjere te mjeteve aktoriale. Ai ka luajtur edhe ne 12 filma artistike, duke nisur me rolin e Fullcit ne filmin Vitet e para, sikurse ne filmat Njesiti gueril (Markalleshi), Mysafiri (Dago), Nentori i Dyte (Beu), Asgje nuk harrohet (Abdurrahman Harizi), Mengjese te reja (zoti Mamam), Ndergjegjia (babai i Artes), Melodi e panderprere (magazinieri Sale) etj. Mbante titullin “Artist  i  merituar”.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here