Spiro Karanxha lindi ne 6 shkurt te vitit 1926. I apasionuar pas artit, qe ne bangat e shkolles mbas clirimit aktivizohet me grupet e teatrit amator. Regjisori Dhimiter Trajce, e terheq ne grupin e teatrit te Pallatit te Kultures se qytetit, ku aktivizohet ne disa premiera te ketij grupi.
Ne qershorin e vitit 1950 kur krijohet teatri profesionist, Spiro Karanxha emerohet aktor gjysme profesionist i kesaj trupe, qe konsiderohej si stash, ose proveper t’u bere aktor profesionist. Me rolet dhe kontributin e ti, Spiro Karanxha e ploteson kete stazh dhe kalon aktor profesionist. Prej krijimit te teatrit ka interpretuar rolet: Nentoger marine ne dramen “Permbysja”: ushtari i peste ne dramen “Zeri i Amerikes” e Lavranievit:
Selimi ne dramen “Vajza nga fshati” e F. Gjates: Djaloshi ne komedine “Kush e ka fajin” e Mdivanit: Kleanthi ne komedine “I semuri per mend” e Molierit: Grishenko ne dramen “Tanja” e Arbuzovit: Pashuku ne komedine “Fejese me ngaterrese” e S. Vaqarrit: Niko ne dramen “Lulja e kujtimit” e F. Postolit: Fshatari ne dramen “Dashuri e madhe” e F. Gjates: Sherbetori ne dramen “Volpone” e B. Xhonson: Arkardi ne dramen “Nje ngjarje fatkeqe” e Hollendry: Marseli ne dramen “Ne Gjeneve” e S. Vaqarrit: Oficeri grek ne dramen “Per mbrojtjen e atdheut” e F. Postolit: Oktavi ne komedine “Genjeshtari” e Goldonit:
Veliu ne komedine “Ishulli i paqes” e J. Petras: Autori ne komedine “Vjerri, vjerra e te tjera” e Korostelovit: Libi ne dramen “Vatra e huaj” e N. Luces: At Kozmai ne dramen “Varri i pagezimit e N. Shkodranit: Veliu ne dramen “Semundje e rrezikshme” e D. Bubanit: Luizi ne dramen “Pamje nga ura” e A. Milerit: Eduarti ne dramen “Ishulli i Aferdites” e A. Parnis: Komisari ne komedine “Nata e 12-te” e Shekspirit: Aleksi ne dramen “Keneta” e F. Gjates: Nestori ne dramen “Blanko Posneti” e B.Shout:
Juli ne dramen “Vajsa pa prike” e Ostrovskit: Tefiku ne dramen “Hijet e nates” e V. Kokones: Avniu ne dramen “Rrethimi i bardhe” e N. Priftit: Andoni ne dramen “Doktor Aleksi” e I. Urucit: Xha Petro ne dramen “Gjaku i ri” e A. Binos: Doda ne dramen “Tre te shtena pushke” e I. Urucit: Anastasi ne dramen “Orteku i vjeshtes” e S. Andonit: Zoti Kole ne dramen “Me gjuhen e pushkes” e H. Minarollit: Orgoni ne komedine “Tartufi” e Molierit: Demiri ne dramen “Maro Mokra” e R. Pulahes.
Spiro Karanxha ka interpretuar role edhe ne operetat: Lani ne opereten “Agimi” e K. Kanos: Viktori ne opereten “Lugina e arte” e Dunajevskit.
Mbas ketyre roleve te interpretuara ne premierat e trupes se teatrit, ne vitin 1976 nga trupa e teatrit kalon aktor ne trupen e Estrades Profesioniste, trupe ne te cilen mbyll karrieren e tij ne skenen korcare, mbasi del ne pension ne vitin 1997. Per meritat dhe kontributin e tij ne teatrin profesionist dhe trupen e Estrades Profesioniste, ne vitin 1985 nderohet me titullin “Artist i Merituar”.
Spiro Karanxha eshte aktivizuar edhe ne disa filma artistike, vecojme rolin e Karapanos ne filmin “Perballimi” prodhim i vitit 1976 me skenar te Teodor Lacos dhe regji nga Viktor Gjika, “Pas gjurmeve” (1978), “Me hapin e shokeve” (1979). Ndahet nga jeta ne vitin 2000.