Spiro Duni. Regjisor, aktor. Lindi ne fshatin Dhermi te rrethit te Vlores, me 21 tetor. Kreu studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve*, dega e drames, me 1983, dhe po ate vit filloi pune si regjiror ne teatrin “Skampa”* te Elbasanit, deri me 1992. Me 1991, shkoi me nje specializim per regjisure prane “Teatro Nacionale di Roma” ne Itali, kurse nje vit me vone ne Greqi prane Mega Channal.
Me 1992-2002, emigroi ne SHBA dhe pas kthimit ne Shqiperi ngriti Studio Teater “PO”. Ne vitet ’80 ishte nga regjisoret e rinj qe kembenguli per hapesire krijuese vetjake dhe individualitet, duke vene ne skenen e Teatrit te Elbasanit disa pjese me nje koncept regjisorial te qarte. Kjo u duk posacerisht ne trajtimin e cliret te komedise Turneu (1987) te Pirro Manit*, ku ra ne sy pasuria e gjetjeve humoristike, si dhe shfrytezimi i situates komike; vijoi me nje trajtim psikologjik te drames Neperka (Dhelprat e vogla) te Liljan Helmanit me 1989, ku u rremua ne thellesite dhe te fshehtat e frikshme te personazheve; mberriti ne nje pike artistike te merituar me venien ne skene te komedise se Pellumb Kulles*, Sa shume gjethe te thata ate vjeshte (1989), me te cilen fitoi edhe Cmimin e Pare ne Festivalin e Teatrove ne Tirane.
Prirja drejt zhbirilimeve ne kundershtite e hapura social-politike te konflikteve, fale nje patosi dramatik qe percillej e jepej rendom me theksa te forte, u trupezuan edhe ne trajtimin e dy dramave te Fari Balliut*, Kyci i arte (1985) dhe Shtegu i zene (1986). Pas kthimit ne Shqiperi, S. Duni u terhoq me shume drejt gjedheve te komikes.
Shpeshhere elementet e burleskut, te groteskut dhe ato argetuese mesojne te krijojne ne shfaqjet e tij nje lidhje te drejtperdrejte me publikun e gjere. Kjo u vu re ne shfaqjet: S’ka te ngopur (2003), nje pershtatje nga vepra e komediografit grek Dh. Psathait, dhe Burri i gruas sime (2004), komedi e Miro Gavran, me Estraden e Sarandes.
Perpos qasjeve te tilla, ne gjakimet e tij regjisoriale ka zene vend edhe synimi per t’u dhene pjeseve nje theks bashkekohesie, me gjetje dhe nje gjuhe te tipit modernist, sikunder u pa kjo ne shfaqjen e komedise se Viktor Eftimiut* Njeriu qe pa vdekjen me sy ne Teatrin Kombetar* te Kosoves (2003), me Enver Petrovcin* ne rolin e Eliodor Pakut. Ketu, figura e vagabondit u konceptua ne fund te komedise si shembelltyra e Sharlotit te Carli Caplinit, paradigma e bredharakut te perjetshem ne kerkim te vetvetes, aventures dhe nje fati me te mire.
Ne po kete stil vijoi ai edhe me rivenien e kesaj komedie ne teatrin “Skampa”*, 2007, ku Robert Ndrenika* luajti serish pas 45 vjeteve rolin e Filimonit. Kurse shfaqja Tri shaka te Cehovit (2002) me “Studio teater “PO””, e cila permblodhi komedite e shkurtra Fejesa, Martesa dhe Ariu, u ringrit mbi nje strukture mentale bashkekohore, duke u rrekur te respektoje vepren ne vetvete si filozofi, mesazh dhe stil, nga njera ane, por edhe duke ngulmuar ne ndjesite e kohes me rishenjezimet e dobishme, qe i pergjigjeshin publikut shqiptar, nga ana tjeter.
Drama Macja ne catine e nxehte e Tenesi Uilliams ne Teatrin Kombetar* (2005) dhe sidomos antidrama Drejt Perendimit (2006) e Albri Brahushes*, prezantuan pjese te reja te profilit artistik te S. Dunit. Krijimin e paraleleve te nje edukate familjare dhe nje sjellje te vrazhde, qe sjell me ne fund pasoja tragjike, ai e mundesoi me shfaqjen e drames Fishkellime ne erresire te Tom Murphy (2008); nje subjekt irlandez, por tejet i konvertueshem per mendesine, tipologjine dhe qendrimet e dhunshme qe hasen ne shoqerine shqiptare. S. Duni ka luajtur si aktor edhe ne disa filma, si: Guret e shtepise sime (Leka), Treni niset ne 7 pa 5 (Adi), Ngjyrat e moshes (Nesti).