Aktori i njohur kosovar Shani Pallaska, mbetët një ndër figurat e shquara të kinematografisë shqiptare, shkruan KultPlus. Ai ishte aktor i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit të madh. Ai u lind në Gjakovë më 1928, por artin e tij e përkreu në Teatrin Krahinor të Prishtinës (TKP) dhe në studion filmike Kosovafilmi.
Bashkë me aktorët Abdurrahman Shala, Istref Begolli dhe Muharrem Qena, Shaniu ishte pionier i aktrimit kosovar. Pas suksesit në Kosovë, Shaniu morri pjesë edhe në projekte filmike në pjesë tjera të ish-Jugosllavisë. Vdiq në Prishtinë më 13 janar 1999.
Filmografia: Kapedan Lleshi (1960); Uka i Bjeshkëve të Nemura (1968); Të ngujuarit (1971) (TV); Si të vdiset (1972); Hleb (Bukë) (1973) (TV); Crveni udar (Sulmi i Kuq) (1974); E kafshoja terrin (1977) (TV); Duke pritur Godon (1977); Poseta u noci (Vizite në Natë) (1978); Epoka para gjyqit (1978) (Dramë televizive); “Era e Lisi” (1979) (Mini seri televizive); “Kur pranvera vonohet” (1980) (Mini seri televizive); I ikuri (1980) (TV); Gjurmët e bardha (1980); Tre vetë kapërcejn malin (1981) (TV); Era e mollës (1995); Atje ku nuk lind dielli (1996). /KultPlus.com