“Skëterrë” Dritëhijet e filmit të 1980-s, që ishte në listën e asgjësimit

0

 

 

Fatmira Nikolli – Revoltë në një kamp përqëndrimi fashist në vitin 1943 kundër metodave barbare e terrorit. Të burgosurit kryengritës si: profesori piktori Hekurani, Ariani, Mira, Shpresa organizohen dhe mbajnë lidhje të vazhdueshme me rezistencën jashtë kampit. Me rezistencë të fortë ata arrijnë të shkatërrojnë skëterrën fashiste.

Ky është sinopsi i shkurtër i një filmi të shfaqur pak. Aludohet se duke përdorur si ‘pretekst’ fashizmin, artistët kanë goditur metodat komuniste. Me regji të Rikard Ljarjes e skenar të Bashkim Shehut, muzikë të Zef Çobës ai u realizua nga Kinostudio “Shqipëria e Re” me 1980. Zgjaste 92 minuta,

Vetëm dy vite më vonë ai ishte në listën e filmave që do asgjësoheshin. Mehmet Shehu ishte vetëvrarë, të tjera familje ishin shpallur armike e mes tyre edhe Bashkim Shehu- djali i ish-kryeministrit. Një dokument i dëshmon fare mirë fushatën e spastrimeve ideologjike në botime, art, muzikë, kinematografi, etj.

Në listë është edhe filmi “Skëterrë 43” dhe poshtë tij është shënuar arsyeja: skenarist është djali i armikut të popullit. Bashkim Shehu, sot shkrimtar dhe përkthyes aktiv me banim në Barcelonë ndërsa dokumenti është i shtatorit 1982, pra disa muaj pas vdekjes së të atit.

 

RISHFAQJA

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaqi ditën e mërkurë, më 27 shkurt, ora 19:00, filmin emocionues ‘SKËTERRË ’43’ (1980), në Kinema Agimi, në 35mm. Prapaskenat e këtij filmi, janë po aq dramatike sa dhe ngjarjet në film që bazohen në Luftën e Dytë Botërore.

Në 1980, aktori dhe regjisori Rikard Ljarja i kërkoi Bashkim Shehut, djalit të kryeministrit Mehmet Shehu, të shkruante skenarin e ‘SKËTERRË ’43’ ndërsa teknikët e Kinostudios ndërtuan në shkallë reale një burg italian buzë detit. ‘SKËTERRË ’43’ i ofroi role të paharrueshme aktorëve të rëndësishëm si R. Ljarja, Xhevdet Ferri, Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Violeta Deda dhe Mario Ashiku.

Dukej sikur asgjë s’do e prekte punën e arrirë të stafit, kamerën e guximshme të drejtorit të fotografisë Saim Kokona dhe muzikën goditëse të kompozitorit Zef Coba. Por, në 1981 Mehmet Shehu vdiq në rrethana misterioze. Pasi u shfaq shumë rrallë, filmi u ndalua dhe hyri në listën e filmave të ndaluar… Disa e shohin filmin ‘SKËTERRË ’43’ si reflektim delikat dhe të rrezikshëm mbi jetën në Shqipërinë komuniste.

 

SKETERRE 43

P: Kinostudio “Shqiperia e re”, Tirane, 1980.
S: Bashkim Shehu; R: Rikard Ljarja – AM –; O: Saim Kokona; Pi: Naimk Prizreni – PM –; M: Zef Coba; Re: Vath Koreshi; N: Hysen Milla; D: Hanxhi Dersha; Di: Ferdinand Deda – AM –.

A: Agim Qiriaqi (profesori); Birce Hasko (Syrjai); Piro Qiqi (piktori); Dini Hila (Hekuarni); Xhevdet Ferri (Ariani); Violeta Dede (Shpresa); Arjana Dosti (Mira); Sheri Mita (Espozito); Mario Ashiku (Pariani); Ferdinand Radi (kapiteni); Jorgaq Tushe (mjeku); Ndrek Shkejzi (zoti Kico); Leka Slefa (De Magistris) etj.

Ne xhirimin e filmit ndihmuan repartet ushtarake te Ministrise se Mbrojtjes Popullore.

DSH: 23 mars 1981, Tirane.

Mbas kesaj date filmi u hoq menjehere nga qarkullimi per arsye se autori i skenarit Bashkim Shehu, djali i kryeministrit te vrare Mehmet Shehu, u denua dhe u internua. Nje revolte ne nje sketerre fashiste, nje kamp perqendrimi ne vitin 1943.

Te burgosurit, organizojne rezistence kunder metodave barbare, krimit e terrorit qe perdorin fashist per te thyer vullnetin, per shkombetarizimin e shqiptareve dhe uljen e dinjitetit te tyre njerezor.

Detyrat kryesore te te revoltuarve jane mbajtja e panderprere e lidhjeve me gjendjen jashte telave te kampit te perqendrimit, mbajtja lart e moralit te te burgoserve, forcimi i solidaritetit dhe kompaktesite midis tyre, demaskimi i tradhtareve dhe veglave te pushtuesve dhe mbi te gjitha, forcimi i besimit ne fitoren e aferme.

Para vendosmerise, moralit te larte dhe  qendrueshmerise te te burgosurve, deshtojne planet e komandantit te kampit. Kjo revote ben qe te shkaterrohet kjo sketerre fashiste.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here