Skender Sallaku (1935-2014). Aktor i shquar i humorit. Lindi ne Tirane me 25 janar. Talenti i tij burimor prej aktori komik e coi natyrshem drejt teatrit te varietese dhe ne vitin 1953, gjate kohes qe ishte ushtar, u aktivizua ne grupin e Estrades se Kufirit. I vleresuar per dhuntite e tij, ai u terhoq si aktor profesionist ne Estraden e Tiranes, me 1956, dhe si i pari kloun akrobatik ne Shqiperi, ne trupen e cirkut brenda kesaj estrade. Ne vitin 1957 mbaroi studimet ne Institutin e Larte te Fizkultures ne Tirane dhe me vone kreu kursin njevjecar te kualifikimit prane “Cirkut te Pekinit”.
U be shpejt shume i dashur dhe i njohur me spektatoret duke u aktivizuar ne zhanret e larme te humorit. U martua me akrobaten e talentuar Vitore Sallaku, “Artiste e merituar”. Te paharruara mbeten rolet e tij te spikatura ne premierat: Gaz dhe pune, qesh e ngjesh, Prezantohem Skender Sallaku, Ekipi, Ditari i nje bojaxhiu, Dosja jone etj. Ka luajtur mbi 1.000 role, te llojeve e madhesive te ndryshme. Eshte dalluar ne qendisjen e tipave te fshatareve tiranas, ne dukje disi “te leshte” “tuhafe” por ne te vertete te mencur, shpotites, qe nga te tallur, ne fund rezultojne se kane ditur t’i tallin bukur te tjeret.
Galeria e figurave te tij eshte shume e pasur. Per nje kohe mbeti ne kujtesen e publikut roli persosur i Abedin Gagarelit, personit me bllok blu, tifozit, inxhinierit ne terren, postierit te fshatit; ose ai i statistit qe kerkon medoemos nje te semure malarik, ai i nje nenpunesi dikasteri qe do te provoje se korrenti “nuk te ze”, por qe e ze per dreq; ai i nje mekaniku te shkathet qe ve ne loje shefin e vet, ai i nje burokrati qe hap e mbyll dosjet mbi tavoline, kinse eshte i mbytur ne pune etj. Nje permbledhje me disa nga rolet me te spikatura S. Sallaku e realizoi ne dy filmat Estrada ne ekran (1968) dhe Kur hiqen maskat 1975.
Ka luajtur edhe disa role ne komedite e njohura klasike, si Zhurdenin te Borgjezi fisnik e Molierit, Sanco Pancen tek inskenimi i romanit te Servantesit Don Kishoti, sikurse edhe ne kinokomedite Gjuetia e fundit (Muci) (1992), Oreksi i madh (1996) etj. Me rolin e fshatarit ne kinokomedine Revolja e humbur (1995), brenda profilit tanime te njohur te tij, dha plot humor tipin e nje katundari tiranas, disi tuhaf, me besim te tepruar te punonjesi i sigurimit te shtetit per ta ndihmuar ate gjoja ne zbardhjen e te vertetes, por qe mbetet ne fund i rrahur si mos me keq prej tij.
Ne pergjithesi S. Sallaku ishte nje aktor me mimike shprehese, sidomos ate te syve. Zoteronte nje plastike te zhdervjellte prej akrobati, e rralle ne llojin e vet; madje, ka luajtur edhe si kloun i cirkut, si zhongler, imitues, prestigjator, iluzionist, ekuilibrist. Kjo pasuri llojesh e nenllojesh te teatrit te varietese e te cirkut e paraqet ate ne nje dimension aktorial sa te vecante po aq te paperseritshem per nga aftesite e shumta qe zoteronte. Me zerin e tij karakteristik, te larte e te holle, gjithashtu me mjeshterine dhe hirin komik, me aftesine per te qene parodsit, sidomos pantomimist i klasit te larte, me dhuntite muzikore dhe te humorit ne Shqiperi.
Ai ndertonte raporte krijuese me artistet e tjere, bente cmos per te ruajtur dhe gjalleruar atmosferen artistike, si kusht per sukses reciprok; karakterizohej nga spontaniteti dhe improvizimet e befta dhe begatuese per lojen; ishte nder anekdotistet me ne ze e plot fantazi, te te cliet buiste nje humor sa i mprehte e i shpenguar, po aq i guximshem, i cili prekte deri edhe qarqet politike, por qe konsumohej ne mirebesim ne rrethe miqesore artistesh. Mban titullin “Artist i Popullit”.