Vllasova Musta. (1949). Skenariste, poete. Lindi ne Gjirokaster, me 8 prill. Pas mbarimit te studimeve te larta ne degen Gjuhe-Letersi (1971) u emerua si redaktore ne kinostudion “Shqiperia e re”. Mbaroi kursin pasuniversitar per regjisure (1975-76). Ishte e shoqja e regjisorit te shquar te teatrit, Kujtim Spahivogli. Ne vitet 1999-2002 ka qene drejtore e “Albafilm studio”.
Ka shkruar mjaft skenare per filma dokumentare dhe te animuar, ku spikat stili poetik i saj, aftesia e krijimit te nje atmosfere emocionale bashkeshoqeruese te tekstit, ndertimi dramaturgjik dhe strukturat e zhdervjellta, sikurese begatia e mendimit artistik, fantazia, lirizmi dhe perthellimi ne te verteten e faktit a personalitetit, qe eshte bere objekt i subjektit filmik.
Veti te tilla jane njemendesuar me shije e kulture ne skenaret e filmave: Kendon Tefta Tashko Koco, Prane hapave te pare, Banore te rinj buze Jonit (fituese e cmimit te pare ne Festivalin I te Filmit Shqiptar, 1976), Dropulli i rilindur, Mjeshtri dhe nxenesit e tij, Meteori i skenes.
Ne larmine e filmave te animuar, si njohese e mire e botes se femijeve dhe vecantise se preceptimit te tyre, V.Musta ka trajtuar me nje gjuhe plot alegori, simbole e metafora te rrokshme mjaft nga perrallat dhe legjendat te ardhura nga orali folklorik shqiptar, kumtet e te cilave adresoheshin edhe per kah shikuesit te rritur. Mes shume te tilleve spikatin: Ne pyllin me bredha, Lekura e luanit, Dy vllezerit dhe ujku (fituese e cmimit per skenarin me te mire ne Festivalin XI te Filmi Shqiptar 2000), Ura etj.
Krahas si skenariste dhe regjisore e filmave dokumentare e te animuar, V.Musta ka bere emer edhe si poete me nje varg botimesh, nder to: Dhe u nisen vullnetaret, Pa kopertin (1970), Kur celin sythet (1984) etj; gjithashtu edhe per kontributin e dhene ne rrahjen e mendimit kritik mbi keto lloje te filmit shqiptar.
Skenare te tjere dokumentare: Mjekja e fshatit, Prite, prite Skenderbene, Dropulli i rilindur, Vater dije, vater lirie. Skenare te tjere per filma te animuar: Dimri dhe femijet, Zogu pushebardhe, Peshkataret dhe dhelpra, Loja e djallit, Ka ndodhur dikur dhe vazhdon perseri.