NGA: RUDINA MERKURI
Këtë privim, këtë dritë muzikaliteti na i japin artistët tanë, kjo plejadë e shkelqyer që me artin e tyre shpenzuan çdo emocion,ndiesi per spektatoret.I tillë është dhe aktori i talentuar Xhelal Tafaj.
E nisi jetën që fëmijë për artin, për muzikën, dashuronte tingujt e violinës, ënderonte skenën ta pushtonte. Pra poetja jonë, krijuesja e letrave shqipe dhe humanistja Rudina Merkuri i’a kushton aktorit të talentuar Xhelal Tafajt i cili dashurinë dhe shpirtin e tij ia kushtoi skenes dhe teatrit.
Emri i krijueses, poetes dhe humanistes Rudina Merkuri tani me është bërë në analet e poezisë e sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve tanë me nam.
Reagimi shpirtëror, por edhe frymezues i kësaj poete ndalet kryekëput në tri kulmet e trekëndeshit poetik, atëdheut, lirisë dhe dashurisë që janë gurrat më të pashterrshme të vargjeve të poezisë së poetit.
E në këtë radhe poetja zonja Merkuri, bëhet ca edhe gazetare ku i kushton me një shkrim dhe më shumë poezi skenës, teatrit…duke ia kushtuar aktorit te talentuar Xhelal Tafajt.
Pa me dyshje kjo poete tani e njohur në botën e krijimtarisë së saj në tërë trevat shqiptare dhe më gjerë ka sens dhe di t’i shkruaj edhe vargjet e shkrimeve gazetareske siç shembellton në poezi, ese dhe tregime.
Kur flasim për një udhëtim arti, ndjejmë atë udhë të gjatë, ato gjurmë që pushtojnë skenën, e çojne peshë, atë trokitje në dyer shpirti që vetëm artistët arrijnë ta dhurojnë, duke u futur në skutat më të thella të zemrës për të na thënë: “Jam këtu për ju”.
Këtë privim, këtë dritë muzikaliteti na i japin artistët tanë, kjo plejadë e shkëlqyer që me artin e tyre shpenzuan çdo emocion, ndjesi për spektatorët. I tillë është dhe aktori i talentuar Xhelal Tafaj.