Shuhet Gëzim Qëndro/ ‘Mungesa e tij do lërë një vakum të madh”

0

 

Ish-drejtori i Galerisë Arteve, Gëzim Qendro është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë, prej të cilës vuante prej kohësh.

 

U PREHSH NË PAQE PROFESOR GËZIMI

Kujtimi juaj është i përjetshëm!

Me hidhërim të madh Universiteti POLIS njofton ndarjen e parakohshme nga jeta të PROF. GËZIM QËNDRO! Profesori ishte një nga bashkë-themeluesit e shkollës sonë, sidomos konceptues i programit të Artit dhe Dizajnit të Aplikuar dhe Galerisë së Artit dhe Multimedias në Polis!

Studentët dhe stafi i Universitetit Polis i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të tij të ngushtë!

Gëzim Qëndro ishte një intelektual, kritik arti dhe akademik i shquar, mungesa e të cilit do të lërë një vakum të madh për këto sfera. Por ai la pas një trashëgimi të shquar praktike dhe kërkimore. Ai ka kontribuar në Kinostudio, Akademinë e Arteve, Universitetin Polis, dhe pas studimeve jashtë në disa shkolla prestigjioze europiane, është shquar sidomos për reformimin e Galerisë Kombëtare të Arteve, dhe si përkthyes i shkëlqyer i botimeve për artin, filozofinë dhe kritikën.

 

Prof. As. GËZIM QËNDRO

EDUKIMI
• Profesor i Asociuar i Teorisë së Artit dhe Kritikës,
Tiranë, 2015
• PhD, Estetikë – Pikturë, Universiteti Paris VIII,
Francë, 2009
• BA, Academie voor Beeldende Vorming,
Amsterdam, Hollandë, 1996

 

EKSPERIENCA
• Përgjegjës departamenti, Universiteti POLIS,
Tiranë, 2009
• Drejtor arti i filmave të animuar në Kinostudion
“New Albania”, Tiranë.
• Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, 1997-2002
• Drejtor i revistës së artit PamorART”, Tiranë, 1998-2002
• Aktualisht është një nga kritikët dhe filozofët më të njohur në vend, si dhe një nga
themeluesit e Bienales së Artit të Tiranës

 

Krijues i shquar i artit dhe filozof në vend dhe bashkëthemelues i bienales së Artit
Ndërkombëtar të Tiranës, botues
FUSHAT E INTERESIT / LENDET

• Gjuha Pamore
• Bazat e Edukimit Artistik (filozofi arti, teori imazhi)
• Histori Arti

AKTIVITETE / PUBLIKIME TE ZGJEDHURA
• Kurator i ekspozitave “Surrealizmi socialist”, “Homo Socialisticus”, “Post EVA”,
“Nostalgji”, “Glocal”; Bashkëkurator i ekspozitës “In & Out”; ka marrë pjesë në
konkursin e përvitshëm mbi artin bashkëkohor Onufri (1997, 2001). Ekspozita të
tjera të kuruara nga ai janë *mimi Myslim Mulliqi, Antologjia e Shpresës, Koordinatat
Onirike të Nënvetëdijes, Zbrazëtia Ludike e Objektit, Mes Orientit dhe Oksidentit.

• Që prej vitit 1992 ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj mbi
cështje rreth historisë së artit shqiptar.
• Është autor i tre monografive për artistët shqiptarë: “Arkeologjia e Mëngjesit
(Dituria), “Heronjtë janë të uritur” (Onufri), “Surrealizmi socialist” (l’Harmattan)
• Përkthyes i 14 titujve librash të lidhura kryesisht me historinë dhe teorinë e artit.

 

________________________________________________________________________________________________________________

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here