Shpresa Bërdëllima ishte padyshim një nga emrat e aktoreve tona më të vlerësuara të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Duke pasur një karrierë të suksesshme ndër vite, aktorja e nderuar është vlerësuar si nga kritika ashtu edhe nga publiku i gjere shqiptar prej te cilit ajo ka ditur te fitoje zemrat e tyre, jo vetem nga aftesia aktoriale por edhe nga natyra e saj spontane dhe me një elegancë të pashoqë .
Me te drejte aktori i madh francez Michel Piccoli , kur e ka vene re ate gjate xhirimit te filmit “Pertej mureve te gurta” , pa ekzagjerim e ka emertuar Shpresen si nje Brigette Bardot shqiptare! E tille ishte ajo ne vitet 80-te teksa e kujtojme ne filmat e kinostudios, e ne fakt Shpresa sebashku me aktore te tjera te brezit te saj, partnere dhe mike te saja si E. Alikaj, R. Hyka, M. Makoci, R. Bulku, L. Xhuvani, E. Diamanti, A. Markarian etj , ngjasonin si “nje bucete lulesh” plot arome e freski e vendosur ne sallonin e korifenjve te kinemase shqiptare, pa te cilat vete ky institucion i artit skenik nuk do te kishte kuptim. Shpresa Berdellima ka lindur ne Tirane me 11 prill 1959.
Aktiviteti i saj në film si ka deshmuar edhe ajo vete ka filluar qe në moshen 16 vjeçare në filmin “Gunat përmbi tela” kur ka qënë akoma në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Qe femije ajo kishte dëshirën të bëhej aktore. Njerezit qe e rrethonin e degjonin dhe e shihnin me kureshtje se si kjo cupe e vogel recitonte, këndonte, , kërcente dhe bente edhe poza aktori.
Mbasi kryen gjimnazin , studjon per aktore ne Insitutin e Larte te Arteve. Me pas u angazhua në teatrin e estradës së Tiranës . Nje dyzine rolesh ne kete estrade , ne skece e komedi, perkrah emrave te medhnj te kohes duke filluar me artistet e medhenj Skender Sallakun, dhe Melpomeni Cobanin, e me pas me Vasillaq Vangjelin, Veli Raden, Kosta Kamberin, Vegim Xhanin, Agim Bajkon etj .
Në kinematografi, e ka filluar me rolin e zonjushës Gajtani tek “Vajzat me kordele të kuqe”, roli i cili u ngulit ne memorien e publikut duke e identifikuar ate vete me personazhin e ketij filmi, spiunen Gajtani. Pastaj vijne me rradhe edhe rolet e tjera si Asimeja tek “ Pertej mureve prej guri”; Vali ne “Era e nrohte e thellesive”; Liza ne “Kur hapen dyert e jetes” etj.
Ishte një nënë e lumtur me tre fëmijë, dy të fundit qe kanë lindur në Belgjikë. Vajza e madhe e saj studion për inxhinieri në universitetin e Leuvenit. Vajza e dytë për ‘public relations’, ndersa i biri është akoma në shkollën e mesme te Ekonomikut. Ndahet nga jeta ne 27 tetor 2019.
Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info, dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.