Sejfulla Myftari (1952). Aktor i humorit. Lindi ne Skrapar, me 25 shkurt . Femijerine e tij e ka kaluar ne qytetin e Permetit. Erdhi ne artin e aktrimit nga Levizja Amatore. Portreti dhe mimika e tij komike, perdorim i te folmeve krahinore te Shqiperise se mesme, aftesia e shnderrimit nga roli ne rol, gjetja e nje larushie “maskash” nepermjet makijazhit, parukeve, veshjeve, objekteve te rekuizites etj., ishin disa nga cilesite qe e afruan shpejt ate ne Estraden e Beratit * si aktor profesionist, ku debutoi per rreth 30 vjet. U be nje nga aktoret e mirenjohur te humorit ne gjithe Shqiperine ,fale nje morie rolesh nga me te ndryshmet ,te luajtura me nur e hijeshi komike ne skene dhe ne ekranin e televizorit .
S. Myftari ka shfrytezuar me mencuri gjetje e forma shprehese aktoriale te natyres se burleskes dhe te groteskut, me deformime, karikaturizime dhe ekzagjerime komike, vecse duke mbetur perhere i natyrshem dhe organik ne sjelljet dhe gjestet e tij, te cilat kane nje vetjakesi te dallueshme.
Ne aradhen e roleve perfshire rendom tipa fshataresh dembele e hileqare, matrapaze, burra me namuz e huqe te thuketa, hundelesh , pijanece, zyrtare te korruptuar po ashtu njerez te mprehte e hokatare popullore, qe dine te vene ne loje te tjeret pa u kuptuar, sikunder jane verejtur ne materiale te tilla humoristike, si: Brigada e dalluar, Allo Llushnja, Keshtu ruhet prona, Kryetari i kooperatives, Zotime per buje, Ne mal etj.
Ka qene po aq i suksesshem edhe ne disa filma humoristike te regjisorit Arian Culipi .*si: Fundi i marrezise, Gjithe fajet i ka paraja, Dashuri me krisma, Borxhliu, Nje baba teper etj. Mban titullin “Artist i Merituar”. Aktori i madh i humorit, Sejfulla Myftari eshte nderuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me titullin “Mjeshër i Madh”, në një ceremoni që ka mbledhur bashkë emra të njohur të artit dhe kulturës në vend.