Seit Boshnjaku, aktori që u borgos në Shkoder, u torturua në Prishtinë dhe vezulloi në Teatrin Kombëtar

0

 

 

Seit Boshnjaku u lind më 1 Gusht të vitit 1914 në Shkodër. Eshte njeri prej atyre “aktoreve te harruar ose te panjohur” , ndonese ka nje karriere te shkelqyer si aktor megjithate me shume ne Teater se ne Film. Keshtu në vitet `30 ka një aktivitet të dendur teatror në Shkodër me pare dhe në Tiranë me shoqëritë kulturore “Vllaznia”, “Shkëndia” etj.

 

Fillimisht futet në Teatrin e Ushtrisë dhe më pas në 1949, në Teatrin Popullor. Roli i parë qendror, pas dy roleve të vegjël në komedinë “Prefekti” (polici) dhe “Komploti i të dënuarve” (Kolonel Mill) që interpreton Seiti është roli i Pashait në dramën “Halili dhe Hajria”, rol që pati shumë sukses, edhe pse e pati interpretuar më parë Andon Pano. I ati I tij qe ishte nje burre I urte dhe I gjendur bente sakrifica qe djali te vazhdonte mesimet ne shkolle. Me shumë vështirësi Seiti mundi të mbarojë gjashtë klasë shkollë, por detyrohet ta ndërpresë pasi babai i tij ndërron jetë.

Në këtë mënyrë Seiti futet si çirak në një këpucari në pazarin e vjetër. Por aii kishte shumë dëshirë për të mësuar, madje i kishte hyrë në gjak aktrimi. Krahas punë së përditshme, ai së bashku me shokë të tjerë moshatarë si Tefik Cango, Hajrullah Kastrati, Isa Kadria, Tofik Duka, Hasan Reçi, Muhamet grimçi, etj., angazhohet në një trupë teatrale. Keshtu ata formuan dhe shoqërinë teatrale “Atmja e lirë” me afro 20 vetë, e cila mbahej nga vetë kontributi i tyre, me të cilat paguanin sallën me qira.

 

Duhet theksuar se, aktiviteti i tyre artistik filloi duke interpretuar skeçe, humore dhe pjesë të vogla teatrale. Në fillesat e aktivitetit të tyre mund të përmenden dramat “Filja” e Hilë Mosit, ku rolin kryesor të kësaj drame e luajti Teofik Duka. Në këtë dramë Seiti luan një rol jo të vogël atë të Cubit, i cili pati sukses. Ky rol, mbahet dhe si roli i parë i Seitit me amatorët. Pas kësaj drame filluan vënien në skenë dhe të disa dramave të tjera si “Testamenti misterioz”, ku Seiti luan rolin e Sherlit.

Kjo pjesë ishte përkthyer nga Muhesin Serezi. Një ndër pjesët më të bukura të asaj kohe të vënë në skenë ishte “Lufta Silistres”, ku Seiti tashmë me përvojë luajti një ndër rolet më të mirë atë të Kajmekanit. Duhet thënë se në këtë periudhë trupa amatore teatrore kishin lindur në disa qytete të Shqipërisë. Ky ishte një ogur i mirë për dramaturgët dhe aktorët e rinj shqiptarë. Në vitin 1935 në Shkodër kishte disa trupa teatrore si “Atmja e lirë”, “Agimi”, “Taraboshi”, “Malet tona”, etj.

 

Në sajë të gjuhës së përbashkët, për një cilësi më të mire interpretimi të gjitha shoqëritë teatrale u shkrinë në një duke formuar shoqërinë e përbashkët me emrin e bukur “Vllaznia”. Fill pas këtij bashkimi, ku Seiti kishte rolin e vet, cilësia artistike e shoqërisë u rrit shumë. Kjo u duk nga vetë pjesët e vështira të bëna në skenë, ku dominonte ndihma dhe konkretizimi i Sokrat Mios. Në këtë kohë u vunë në skenë “Konti i Shen Germenit”, drama, “Lufta e Ali Pashës”, i pari nën drejtimin e Sokrat Mios dhe i dyti me regji të Andrea Skanjetit.

Në këto dy pjesë Seiti ishte i padiskutueshëm pjesëmarrës, ku dhe pse me dy role të vegjël, doli në pah siguria, profesionalizmi dhe vëmendja skenike e Seitit. Ajo që duhet evidentuar është se, Shoqëria “Vllaznia” me formimin e grupit teatral të shëndoshë, me pjesët që vuri në skenë filloi të marrë një popullaritet të madh dhe emri i saj i mirë doli edhe jashtë Shkodrës. Aktorët e saj tashmë i kishin kaluar pengesat e para dhe nivelin e të quajturit amator.. Rolet e luajtura me Shoqërinë “Vllaznia” e bënë Seitin një aktor ndër më të dëgjuarit amator. Por ai punonte dhe vetë individualisht për të bërë përparime në rrugën e aktrimit.

 

Tashmë dëshironte të largohej nga Shkodra me synimin drejt Tiranës, i cili ishte qytet më i madh dhe mundësitë e punësimit ishin më të mëdha. Ishte viti 1936 kur ai me peng në zemër vjen drejt Tiranës duke lënë mbrapa Shkodrën për të cilën mallin se hoqi kurrë. Me të ardhur në Tiranë ai angazhohet pranë shoqërisë “Shkëndija”, ku ndihmoi në vënien në skenë me sukses të plotë të pjesës teatrale “të burgosurit”. Kjo pjesë bëri bujë të madhe në Tiranë në të gjitha rrethet intelektuale dhe aktoriale.

Për këtë arsye kjo pjesë ndalohet për t’u vënë më në skenë nga regjimi i Zogut. Por edhe pse dëshira për aktrim ishte e madhe, nevojat ekonomike ishin të mëdha. Ishin vitet kur varfëria kudo në Shqipëri ishte e madhe. Për këto arsye, Seiti lë pak pas dore aktrimin dhe fillon punë në bandën muzikore të ushtrisë. Pra ai bëhet instrumentist për të përballuar nevojat ekonomike të kohës. Me fillimin e punës në bandën e Ushtrisë, Seiti pati fatin të njohë shumë shokë, intelektualë dhe patriotë nga të gjitha trevat e vendit.

 

Seiti ishte shumë i lidhur me shokët. Në këtë punë e gjeti dhe pushtimi i Italisë. Në kohën e pushtimit me pjesën më të madhe të Bandës ai shkon në Itali. Prej këndej ai si patriot që ishte së bashku me pjesëtarët e tjerë të bandës bëjnë një propagandë kundër pushtimit të Shqipërisë. Kudo ata flisnin për një gjëmë që e kishte gjetur Shqipërinë. Aktiviteti i tyre ra në sy. Po përgatiteshin të ktheheshin në Shqipëri, rast të cilin mezi e prisnin. Dhe rasti fatlum vjen, në mesin e vitit 1943, të gjithë pjesëtarët e bandës kthehen me anije në atdhe.

Seiti u gëzua pa masë, pasi e dinte shumë mirë që dhe familja e tij ishte lidhur me rezistencën antifashiste. Agjenturat e dinin aktivitetin e tij dhe të familjes së tij. Kundër nazifashizmit, por ai nuk u tërhoq kurrë nga ideali i tij. Në këtë kohë, kur nazistët gjermanë bënin shumë kujdes në identifikimin e personave që propagandonin dhe luftonin pushtuesit, Seiti pa marrë parasysh asgjë e shtoi veprimtarinë e tij patriotike. Ai fliste kudo kundër pushtimit, merrte pjesë në aksione të ndryshme, shpërndante trakte. Në Shkodër ai ishte ndër të parët në çdo aksion dhe veprim antifashist.

Ai e dinte se një ditë do të arrestohej, por luftonte si gjithmonë. Në fundin e vitit 1943, Seiti arrestohet befasisht. Dikush e kishte spiunuar. Ai fillimisht burgoset në Shkodër. Në burg ai njohu tortura nga më të ndryshmet. Tortura çnjerëzore. Për vetë karakterin e tij, për vetë burrërinë duke mos treguar asgjë ai internohet në kampin e Prishtinës. Në këtë kamp dërgoheshin më të rrezikshmit dhe ku thuhej se prej andej si zor të dilje gjallë. Së bashku me të në këtë burg ishte dhe Llazar Siliqi, Sejfulla Boriçi, Xheladin Fishta, e shumë e shumë intelektualë dhe patriotë të tjerë shqiptarë me emër.

Ashtu si në Shkodër dhe në Prishtinë nuk ju ndanë torturat. Ishte data 23 tetor 1944. Gjermanët në këtë ditë të zezë pushkatuan plot 104 patriotë shqiptarë. Ishte dita e pushkatimi të shqiptarëve. Kur trupat gjermane merreshin me pushkatimet, Seiti, së bashku me 4 shokë të tjerë arratiset nga kampi në mes të ditës. Nazistët i kuptuan dhe filluan të hapin zjarr. Breshëritë e mitralozave dhe plumbat e pushkëve nuk kishin të sosur. Por ata tashmë ishin larg shënjestrës dhe efektit të plumbave. As vetë nuk e dinin si kishin shpëtuar. Vrapin e lënë drejt perëndimit të Prishtinës.

Pasi qetësohen fillojnë lëvizjen në malësinë e Drenicës, ku u bashkuan me forcat e Brigadës së VII të Kosmetit, e cila vepronte në Kosovë. Me këtë Brigadë ai luftoi përkrah vëllezërve kosovarë deri në çlirimin e Shqipërisë dhe për më tej deri në largimin e nazistëve nga Kosova, në janar të vitit 1945. Në këtë kohë ai merrej dhe me profesionin e tij shpirtëror, duke vënë në skenat e improvizuara partizane shfaqje dhe pjesë të vogla teatrale kur luftimet kishin mbaruar. Në fund të janarit 1945 ai kthehet në atdhe. Shqipëria gëzonte fitoren e madhe ndaj pushtuesve.

Në fillim Seiti inkuadrohet në radhët e Brigadës së XVIII Sulmuese në Kukës dhe mbas dy javësh transferohet në Shkodër, në vendlindjen e tij. Këtu ai qëndroi deri në prill të vitit 1945. Tashmë puna e tij njihej edhe si atdhetar edhe si artist. Me kërkesën e Shtabit të Përgjithshëm, ai transferohet pranë Agitpropit, të Divizionit të IV, si organizator i trupave teatrore, ku formoi dhe grupin e ri teatral. Në këtë grup ai kishte dy funksione edhe atë të regjisorit edhe atë të aktorit. Në kohën kur ai kishte realizuar shumë pjesë teatrale në këtë formacion luftarak, krijohet Ansambli Artistik i Ushtrisë, ku drejtor i saj u caktua Gaqo Avrazi.

Ky ansambël kishte shumë funksione dhe Seiti së bashku me disa shokë të tjerë transferohen në këtë Ansambël në grupin e ri teatral. Tashmë kushtet ishin ndryshe. Kishte salla, kishte rregull, ambiente, kishte ushqim dhe dhoma. Po krijohej një teatër profesional. Shfaqja e parë e këtij grupi ishte një tablo me pjesë nga shkrimtari Fatmir Gjata. Pra ishin tri pjesë të shkurtra me tematikë nga lufta partizane “Mulliri”, “Vuajtjet partizane”, “Burgu”. Këto pjesë u vunë në skenë me regji të Pandi Stillos.

Në këtë pjesë del në pah dhe puna e Seitit. Ai luan rolin kryesor të pjesës atë të Sotirit. Në këtë pjesë ai shkëlqeu. Në këtë kohë pranë këtij Ansambli kishte ardhur dhe aktorja Violeta Mnaushi, e cila më vonë do të bëhej dive e skenës shqiptare. Ajo në këtë pjesë luan rolin e nënës. Duhet theksuar se këto shfaqje u dhanë në skenën e Teatrit Popullor, që atehere ishte vlerësim i madh.

Shfaqja doli me shumë sukses. Për Seitin tashmë ishte hapur një rrugë e re, më e bukur, më e gjerë. Më këtë trupë ai luajti mbi 7 role ku u rrit së tepërmi mjeshtëria e interpretimit dhe plastika e roleve. Sukseset e Seitit ishin të dukshme. Rolet e tij shin të vështirë, por ai me mjeshtëri diti ti realizojë me profesionalizëm të lartë, duke marrë vlerësime të mëdha. Kishte kohë që Teatri Popullor funksiononte më vete, si trupa më profesioniste.

Në vitin 1950, Seiti për mjeshtërinë e aktrimit, e ftojnë si pjesë të stafit të Teatrit Popullor. Ky ishte suksesi më i madh i tij. Ishin të rrallë aktorët që punonin në këtë skenë që kishte në gjirin e saj korifenjtë e aktrimit dhe të regjisurës shqiptare. Me te filluar punë në këtë teatër ai luajti dy role të vegjël, roli i policit tek komedia “Prefekti”, dhe rolin e Millit tek “Komploti i të dënuarve”. . Por fill pas këtyre dy roleve, që ai i luajti me atë mjeshtëri artistike sikur të ishin role të mëdhenj, atij i besojnë rolin e Pashait tek drama “Halili dhe Hajrija”.

Në këtë rol ai spikati ndjeshëm si aktor dhe pse më parë këtë rol delikat e kishte luajtur aktori i mirënjohur Andon Pano. Këtu, pas këtij roli, fillon dhe veprimtaria më aktive e Seit Boshnjakut, në Teatrin Popullor. Nga viti 1950 dhe deri në vitin 1970 (pasi ai luan dhe pse doli në pension në vitin 1966) në këtë teatër gjigand ai luan mëse 50 role nga më të ndryshmet.

Ai tashmë është bërë më i pjekur, më korrekt, më i disiplinuar me veten dhe skenën. Duhet thënë se në përgjithësi, rolet e tij janë role karakteri, role jo kryesor, por me interpretimin e tij ai i dha po atë ngjyrë. Ai i bënte personazhet jetësorë, të besueshëm, konkretë, me tërë karakteristikat e tyre. Interpretimi i tij ishte jetësor dhe shumëplanësh, me një finesë që jo çdo aktor mund ta përcjellë.

Jo vetëm në Teatrin Kombëtar, por edhe në fjalën artistike, në shumë radiodramatizime për të rinj, të rritur e pionierë, Seiti ka dhënë ndihmesën e tij, artin e tij të vërtetë. Atë njëkohësisht e shikoje të ndihmonte dhe të merrte pjesë dhe në lëvizjen amatore të kryeqytetit. Duhet të theksojnë se në regjimin komunist kjo lëvizje ishte tepër aktive dhe e gjerë. Realizimet e tij teatrale bënë që ai të tërhiqte vëmendjen edhe të regjisorëve të filmit. Pra dhe në Kinematografi Seiti ka realizuar plot 7 role në filma të ndryshëm.

Në këto role ai ka qenë i veçantë për mënyrën e interpretimit dhe lojën elegante në rolet episodik dhe rolet e karakterit. Këtu do të veçojmë filmin “Skënderbeu” ku ai luajti rolin e princit, jeniçerit, por dhe dublimin e zërit të një personazhi tjetër. Por rolin më të bukur filmik ai e ka realizuar në filmin “Furtuna”, rolin e kolonelit, që mbahet mend nga të gjithë shikuesit për nivelin e lartë artistik të interpretimit.

Ai ka marrë shumë medalje dhe urdhra, ku veçohet Medalja “Naim Frashëri”. Ndahet nga jeta në vitin 1985 duke lënë pas një vepër të paharruar. Ai mbete ndër pionierët e teatrit profesionist shqiptar dhe si ndër modelet e rralla të interpretimit në rolet e karakterit. I thjeshtë, i dashur, korrekt, i dashuruar me artin, komunikues, kështu do mbahet mend Seit Boshnjaku, ky artist i lindur dhe njeri me vlera.

 

FLASIN PER SEITIN:

Margarita Xhepa (Artiste e Popullit-Nderi i Kombit): Ishin vitet e pasioneve të madha. Atëherë ishte koha e të mëdhenjve. Ai i qëndiste karakteret e tij. Ai ishte një prind i shkëlqyer kishte marrëdhënie të shkëlqyera me aktorët. Për ‘të mund të flas shumë, pasi tek ata gjeta njerëz të thjeshtë erdhën nga të gjithë rrethet e Shqipërisë për të bërë Teatrin Kombëtar. Erdhën nga Shkodra, Vlora, Gjirokastra, Korça me dëshirën për të bërë një teatër me emër dhe e bënë në sajë të punës së tyre, të sakrificave të tyre të studimit dhe të dëshirës së madhe për punën.

Këta aktorë e rritën shumë nivelin e tetarit shqiptar, ndaj kanë emër dhe sot. Rolet pikante të tij e kanë zanafillën tek dashuria e madhe që ai kishte për teatrin, për aktrimin në të gjitha dimensionet e tij. Kur rrija me ‘të nuk ngopesha duke dëgjuar histori jetësore të pabesueshme, pasi ato histori i bënë ata të ndërgjegjshëm për misionin historik që kishin në Teatrin Kombëtar. Pa ata teatri s’do të kishte famën që gëzon sot.

Lazer Filipi (Artist i merituar): Seit Boshnjaku ka qenë në fillim në Teatrin e Ushtrisë. Seiti ka qenë një njeri shumë i dashur, por në pamje dukej shumë serioz. Në role ka qenë i planit tragjik dhe i planit dramatik, por në jetë ishte shumë me humor.

Na tregonte shumë histori me Gjon Karmën në burgun e Prishtinës. Ishte një burg i tmerrshëm na thoshte. Tregimet e tij për këtë kamp ishin shumë interesante dhe ne magjepseshim shumë me tregimet e tij, madje, hutoheshim fare. Drama e tij në këtë kamp dhe e shokëve të tij na habisnin.

Gjon Karma i planit humoristik, kur na tregonte të njëjtin ngjarje ne qeshnim, pasi ai kishte tjetër ngjyrë tregimi. Këto janë dy detaje kryesore të një aktori që është i një plani dramatik dhe një i planit humoristik. Për mua, ishte një njeri shumë i dashur. Ka pas shumë mik Xhevat Çerezin, dhe kur kemi bërë një turne të madhe rreth Shqipërisë, Seiti gjithmonë merrte pjesë në shakatë e mbrëmjeve tona.

Seiti ishte një njeri i dashur që pranonte çdo shaka. Me Seitin kam luajtur në disa pjesë. Ai ishte aktor i roleve episodike dhe i roleve të karakterit. Ai krijonte imazhin e një personazhi shumë serioz, pasi dhe portreti i fytyrës dhe pamja e tij ashtu flisnin. Zëri i tij, gjatësia e tij trupore, kanë bërë që ai të ishte shumë i suksesshëm në rolet e tij episodike.

Birçe Hasko (Artist i Merituar) Kam qenë student një vit e gjysmë, kur kam njohur Seit Boshnjakun. Ishte periudha kur të gjithë aktorët e Teatrit Kombëtar ishin të përkushtuar ndaj krijimtarisë. Kishin një disiplinë absolute. Edhe me role të vegjël nuk gjeje role të çara në nivelin artistik. Ai ka marrë pjesë dhe në krijimtari filmike me role të realizuara.

Kinematografia ishte në fillimet e veta dhe ai kishte një mobilizim të madh për rolet. Edhe në filma ai ishte po aq i përkushtuar sa në teatër. Nuk i ndante rolet në të vegjël apo të mëdhenj, por luante me atë nivel. Me atë dashuri sikur të ishin role të veçantë. Kjo ishte e veçanta e krijimtarisë së tij.

Rolet e veçanta Për mëse 2 dekada nga viti 1950, Seit Boshnjaku interpretoi në mbi 50 role në skenën e Teatrit Kombëtar. Edhe pse doli në pension në vitin 1966, Seit boshnjaku interpretoi edhe më pas role, edhe për mëse një dekadë. Veçohen Prela tek “Toka jonë”, Huis – “Procesi”, Abazi – “7 Shalianët” Gjeloshi – “Dragoi i Dragobisë”, Luka plaku – “Trimi i mirë…” , Oktavi – “Qeni i kopshtarit”, Lleshi – “Cuca e maleve” Doktori – “Arturo Ui”, etj.. Shenim: Dramat jane vene ne skene disa here me aktore te ndryshem Krahas teatrit ka marrë pjesë edhe në 7 filma artistikë. Perse bie kjo daulle – (1969) Shkesi Toka jonë – (1964) Detyrë e posaçme – (1963 Debatik – (1961) Toger Franko.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here