Sandër Prosi: Aktori me sy të butë e zë melodioz

0

Kerkesat qe ne PANTEON te vinte ky aktor, kane qene vertet te shumta. Mjaft qytetare na kane shkruar e sugjeruar per te ndjekur dhe hedhur nje veshtrim mi karrieren dhe jeten e te madhit Sander Prosi. Dhe ne pritem pak kohe, dhe deshironim ta benim kete ne 30 vjetorin e ndarjes se tij nga jeta, per ta kujtuar dhe sjelle ne formen me te plote.

Ja tek jemi kete here ne studio, per tiu perkushtuar figures se tij, asaj cka i fali dhe la artit dhe kinematografise shqiptare. Sander Prosi lindi ne shkoder ne vitin 1920.

Numeron rreth 100 role ne kinematografi e Teater, nderuar me shume tituj e dekorata, ju do te ndiqni ne Panteon jeten e artistit te popullit Sander Prosi.

S. Prosi ishte aktor qe nuk e ndryshonte kollaj ‘’formatin ‘’e tij qe i pershtatshem per te interpretuar figura dramatike e tragjike te kahut pozitiv. Kete ‘’format ‘’ tipologji  ai e  persosi nga roli ne rol duke qemtuar nderkohe pershtatje sa me te sakta ne situatat dhe rrethanat e dhena ku vepronin personazhet etj. Vdiq ne menyre aksidentale me 24 mars ,gjate xhirimeve te nje filmi te ri “Pranvere e hidhur”. Mban titullin ‘’Artist i Popullit ‘’.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here