Saimir Kumbaro (1935). Regjisor, aktor. Lindi ne Tirane, me 5 maj. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, degen e Drames me 1969. Filloi punen ne kinostudion “Shqiperia e Re” si asistent regjisor. Aftesite e tij si regjisor i provoi fillimisht ne disa filma dokumentare, si: Lashtesi e nje qyteti, 1972, Uzine dhe shkolle, 1973, dhe Ne fushat e futbollit, 1974, cka mundesuan futjen ne gjinine e filmit artistik.
Filmi i pare ku u shfaq si regjisor i pavarur, se bashku me R. Ljarjen* si bashkeregjisor, ishte Rrugicat qe kerkonin diell, 1975, me dy seri. Pertej motivit te punes se rende, varferise dhe inkuadrimit ne rezistencen antifashiste te heroit, Nebi Surelit, perfshi edhe “brumosjen” e tij klasore brenda klishese se njohur ideologjike, filmi solli posacerisht mjedise sociale e historike prane te vertetes, qe pershkruanin kohen e pushtimit, sikurse edhe trajtimin me nje gjuhe dinamike te skenave qytetese me masa te konsiderueshme njerezish.
Te dy regjisoret e rinj u nderuan me medaljet e Festivalit I te Filmit Shqiptar. Edhe filmi Ilegalet, 1976, u be po me bashkeregjisor R. Ljarjen. Nga arritjet me te mira te krijimtarise se S. Kumbaros dhe gjerezi te kinematografise shqiptare. Ishte Koncert ne vitin ’36 (1978), me te cilin doli edhe i pavarur si regjisor.
Filmi i qendroi kohes jo vetem pse trajtoi nje teme nga historia e afert e Shqiperise, raportin e artit dhe kultures me pushtetin e korruptuar, por me se pari per finesen dhe mprehtesin estetike, duke pikturuar brenda nje sensi tragjikomik mjedisin social te periudhes se monarkise, antropologjine e saj te jetesuar ne disa prototipa tejet perfaqesues, qe mberrijne natyrshem ne modelime e paradigma universializuese, sikurse qene treshja:
Nenprefekti i R. Ndrenikes*, toger Shazivari i M. Kabashit* dhe xhandari i B. Shirokes*, perfshi edhe figura te tjera, kryesore apo plotesuese. Ne vitin 1980 xhiroi filmin Gezhoja e vjeter, e tipit nga provokimi i “armikut”, efektin e supstances nga procesi i zbulimit te sabotimit. Pavaresisht kufizimit dhe skematizimit ne menyren e trajtimit dhe zgjedhjes se kolizionit filmik, sidoqofte gjuha regjisoriale solli ndjesine e nej aksioni te gershetuar mess tonimeve psikologjike dhe atyre te veprimeve te ashpra e te vrullshme fizike.
Edhe te filmi Gracka, 1983, regjisori nuk i shpeton formatimeve te parapara ne rrahjen e perpara me filmin psikologjik Rrethimi i vogel, 1986, fituese e kupes se Festivalit VII te Filmit Shqiptar. Packa se heroi vendoset ne hierakine e larte te pushtetit partiak dhe portreti i tij nuk e tejkalon mitin politik te kohes ne krijimin e shembelltyreve dhe modeleve te pastra referenciale, nga ana tjeter permes tij mesohet drejt idese per te lufutar elementin korruptiv dhe vetembylljen e kuadrit te larte ne qerthujt e burokracise, sikurse apelon per humanitet, thjeshtesi, komunikim njerezor midis shtresave te ndryshme sociale.
Historiani dhe kameleoni (bashkeautor skenari me Q. Buxhelin), 1989, paraqet nje tjeter aspekt te stilit regjisorial te S. Kumbaros, nje lloj sprove qe ai beri ne perdorimin e groteskut, burleskut dhe farses, por qe u zoteruan jo pak nga tejzmadhimet e pavenda dhe karikaturizmi i personazheve, cka e bjerren jo pak kritiken, satiren dhe te verteten historike qe ky film pretendonte te paraqiste (si ekranizim i romanit Karriera e zotit Maksut.)
Filmi i tij i fundit artistik, Vdekja e kalit, i xhiruar fill pas ndryshimeve te medha qe ndodhen ne vend (1991), solli nje drame te forte njerezore, denimin e njerezve te pafajshem ne diktature, shkaterrimin e lumturise dhe familjes, pamundesine e integrimit te ish te burgosurve ne vitet kaotike pas shembjes se diktatures, spekulimet politike, demagogjine dhe ish-kriminelet e dikurshem qe rrembyen pushtetin, te shfaqur tashme ironikisht si demokrate te rinj. Vertetesia, satira e mprehte, tonet sociale ne rrembat e subjektit e bejne kete film nga me te pelqyerit dhe me realistet e fillimviteve ’90.
Nje hapesire te gjere krijuese S. Kumbaro ka krijuar me filmat dokumentare televizive, midis te cileve shquhet seriali prej mbi 100 filmash me titull Heronjte e Shqiperise, realizuar ne vitet 2000-2004, te porositur nga IREX. Perpos krijimit te nje tabloje epiko-heroike te Shqiperise se pasviteve ’90 por e pare ndryshe, ne te tjera tipologji e ne tjeter menyre paraqitjeje, ky serial rreket te jape fytyren e Shqiperise dhe shqiptareve ne udhen e shnderrimeve te medha te kohes duke gjurmuar me pasion e dashuri fuqine e karakterit te njerezve te thjeshte, perpjekjen e tyre per mbijetese, kapercimin e veshtiresive, durimin dhe vullnetin per ndryshim, spikatjen e dhuntive dhe talenteve “te fshehura”.
Ne kete serial gjurmohen me sukses njerez te fushave te ndryshme te jetes shqiptare me bema e fate te vecanta. Ne fillimet e karrieres se tij, S. Kumbaro u aktivizua edhe si aktor ne disa filma, si: Ngadhnjim mbi vdekjen, Njesiti gureil, Plage te vjetra, Kapedani etj.