
Ende nuk dua ta besoj…
…Sa shume na mungon o Arben Minga…
Si sot plot 13 vjet pa Benin tone te shtrenjte…
….Por vetem fizikisht pasi cdo mengjes qe ka gdhire e cdo mbremje qe ka ngrysur ai ka qene e do te jete me ne e mes nesh perjetesisht…mes familjes se tij te shtrennjte …mes Nores se shume respektuar e djemve -yje te tij Grid e Jon… mes miqve e shokeve te pafund qe kishte dhe qe e donin dhe i donte aq shume…
Kurre s’do ta harroj ate nate te zeze te 30 janarit kanadez te 2007 qe perkonte me ate mengjes te trishte shqiptar te 31 janarit ..teksa nga Windsdor ku jetonte e jeton prej vitesh familja e nderuar dhe e respektuar Minga…baxhanaku i tij …ish basketbollisti i famshem i Partizanit e i Shqiperise Kastriot Mushi do te me jepte ate lajm te kombshem…
Permes zerit te tij qe i dridhej nuk munda te degjoj dot me shume se sa fjalet …Beni na la…zemra e tij pushoi…
Tronditja qe pesova ishte e madhe….lot me rodhen faqeve e gjithcka mu mblodh si nje nyje e pa zgjidhshme reth gryke…
Si ka mundesi nisa te pyesja veten krejtesisht i perhumbur……si mund te ndodhe keshtu….si mund te ike kaq shpejt e kesisoj nga kjo bote nje njeri si Ben Mnga sinonim i miresise se pa kufishme njerezore…si mund te shuhet kesisoj nje kollos e nje gjigand i tille futbolli ….si mund ti mungoje Nores , Gridit e Jonit kaq padrejtesisht Bashkeshorti e Babai i tyre model qe aq shume i donte e aq shume enderronte qe te dy te vishnin fanelen e skuadres se tij te zemres Tirones por edhe ate Kuq e Zi te cilen Beni e cmonte aq shume…
Ato fanella te shtrenjta qe ashtu si i Ati i tyre i pat veshur e mbajtur po kaq me nder e dinjtet edhe Nora – Nena e tyre …kampionja e madhe e Tirones dhe e Shqiperise ne basketbollin e femrave …
Mik i te gjitheve, i thjeshte e modest ne kulm…i dashur e i respektueshem si pak kush ..plot humor e shaka , i cilter e i sinqerte deri ne admirim…ishe i rralli Ben.
Futbollist i permasave boterore…gjigand, kollos, legjende…ikone…trim…sederli … i pa kompromis e luftetar si askush tjeter ne fushen e lojes e paqesor si vete ai jashte saj…
Ohhh sa shume kam per te shkruar per ty i pa harrueshmi Ben…per ato qindra e qindra ndeshje te tuat njera me mbreselenese se tjetra…per ato gola spektakolare te tute…per ato fitore te cmuara por edhe te vuajtura jashte por edhe brenda fushes sone… per ato emocione pa fund qe na dhurove e per ate miresi pa limit qe shperndaje kudo qe shkelje…
Isha e jam ende me fat qe te njoha qysh femije o Ben Minga …e mbetem miq per koke te njeri tjetrit derisa ti mbylle syte ..e te siguroj se ke mbetur e do mbesesh perjetesisht ne zemren e memorjen time ashtu sic ishe Kollos i miresise njerezore…Ikone e futbollit shqiptar…Krenari e perhereshme e Tirones tende te dashur…
…Nuk do ta harroj dot kurre ate Maj te 1975 kur komshiut yt Agim Dobi qe ishte ne te njejten shkolle te mesme me mua ..ne ate te Kultures tek 21 Dhjetori ..te solli ty dhe ekipin e lagjes tende per nje ndeshje futbolli me ekipin tim me djem te kesaj shkolle …nje ndeshje qe e luajtem pikerisht aty tek fusha e zeze pas shtepise botuese 8 nentori ( Naim Frasheri ) ku mjeshtri i madh i futbollit shqiptar Skender Halili sterviste fidanishtet e ardheshme te bardhe e bluve…
Qe ate dite u beme miq te mire per te mos u ndare me kurre derisa vdekja tinzare dhe e pa meshireshme te mori pa besisht duke na lene pas ne te gjalleve …dhimbje e trishtim sa s’thuhet …
Ende si kishe mbushur te 48-tat mik i shtrenjte.,..dhe kishe nje Mal me enderra perpara per vete, per Noren e djemte e tu …nje rruge te gjate per te bere qe vdekja kombzeze ta preu ne mes….
Prej 1977 -1996 ne fushen e futbollit…plot 19 vjet kariere…prej te cilave 16 tek bardhe e bluja jote e pa zevendesueshme …e tre te tjera ne Rumani tek Brashova, Dacia Braila dhe Aevila Georgiu…
Nente vjet ne Kombetaren kuq e zi e madje kapiteni autoritar i saj… e 28 ndeshje te luajtura per Shqiperine tende qe e deshe aq shume…e ku te mjaftoi qofte edhe ai gol kunder Pfaff te Belgjikes qe te hyje ashtu…madheshtor… ne historine e futbollit shqiptar…
Mbi 450 ndeshje me fanelen e Tirones e mbi 140 gola shenuar per te …4 Tituj Kampione e 3 Kupa te Shqiperise…shtylla dhe modeli i lojtarit me shpirt te rralle bardhe e blu…pasues i denje i ikonave dhe i mjeshtrave te tille si Halili, Kasmi, Dhales, Frasheri, Mema, Hyka , Ishka, Xhacka, Bukoviku, Kazanxhi, Cela, Dibra , Gezdari, Sengla, Metani etj por edhe bashkelojtar i nje tjeter Tirone te madhe te drejtuar nder vite prej Frasherit, Rrelit, A.Memes e V. Shehut ku ne krah kishe mjeshtra te vertete futbolli e lojtare dinjitoze te historise se bardhe e bluve si Baci, Hodja, Alimehmeti, Kola, S.Mema, Sh. Muca, Ramadani, Mersini, Sharra, Omuri, Lekbello , Josa, Bimo, Stoja, Daja, Kepi, Liti, Beliu, Ruci, e deri tek brezi i Nallbanit e i Fortuzit, Malkos, Dedes , Alban Tafajit, Sines, Bulkut, Prenges, Dabulles, Gallos, Merkocit e Ad Memes me shoke etj etj…
Jane pa fund kujtimet per ty i miri yne Ben Minga…simbol i Tirones sone …miresia e modeli brilant i qytetarit te mrekullueshem te qytet-kryeqytetit tone…familjarit
te shkelqyer …shokut e mikut te rralle …te llojit tend krejtesisht te vecante…
Jo me kot po e shoqeroj kete shkrim -homazh ne perkujtim te jetes e karieres tende brilante i shtrenjti Ben…me kete foto…
Eshte Trofeu i fundit qe ti do te ngrije lart per Tironen …ne ate fitore te veshtire ndaj Flamurtarit [ 1-1 loja e rregullt dhe 4-3 me penallti per Tironen ]…per kupen e Republikes ne ”S.Stermasi” me 1996…
Ate fanelle te shtrenjte se ciles ti i dhe e fale pothuajse gjithe rinine tende …le ta shikojne sot permes kesaj fotoje e ta mendojne mire se sa vlente e si dinte ta mbante e ta vishte Ben Minga…te gjithe ata qe e veshen e po e veshin kete bluze te rende me vijat bardhe e blu e me kaq shume histori ne futbollin shqiptar…
Le ta shikojne sot te gjithe ata qe enderrojne te luajne per Tironen legjende te futbollit shqiptar…te gjithe ata qe enderrojne te veshin njekohesisht fanellen e shenjte te kombetares kuq e zi te cilen Beni yne i pa harruar e mbajti me nder si pak kush tjeter…
Qofte i perjetshem kujtim yt Arben Minga…
A.R.DOSTI