RRUGETIMI I FAMILJES TERPINI

0

 

Nga Flori Balliu

 

Ne librin e arte te Familjeve te Medha Shqiptare. renditet, pa dyshim, edhe familja e Terpineve, e cila, ne dy shekujt e fundit ka krijuar ruajtur e trasheguar vlerat me te mira te kultures, artit e gjuhes shqipe. Duke e nisur rrugetimin tone nga i pari i Terpineve, Ilia Iliopulos, nje patriot i shquar, nje nenpunes i Perandorise Osmane, qe beri emer ne Stamboll e me gjere, qe se bashku me bashkeshorten e tij, Katerinen, linden e rriten gjashte femije, qe me pas u bene personalitete dhe e cuan me lart emrin e familjes se Terpineve.

 

Nder ta me i shquari, Petro Terpini, nje flautist i bandes Kombetare “Vatra”, qe la SHBA dhe se bashku me patriotet e tjere erdhen per te luftuar per vendin e tyre ne 1920, futi ne gjakun dhe shpirtin e bashkefshatareve te tij deshirem per artin, por njeheresh edhe dashurine e pakufishme per gjuhen shqipe, qe si mesues me nje karriere te gjate, edukoi dhe nxori sa e sa breza femijesh, te cilet e kujtojne edhe sot me dashuri e respekt Petron, mesuesin dhe artistin e palodhur per ceshtjen kombetare.

 

Por ne brezin e trete te Terpineve, renditet edhe nje operatori i shquar i filmit shqiptar, nje artist me syrin e arte, qe xhiroi me mijera km film, qe fiksoi ne celuloid, artistet me te medhenj shqiptare, xhiroi ngjarjet me te medha dhe krijoi artin dhe vlera te padiskutueshme ne 40 e ca vjet karriere artistike. Me 26 filma artistike dhe me dyfishin e ca te filmave dokumentare Ilia Terpini, qe edhe sot nuk e ka ulur kameren nga supi plot kallo, eshte jo vetem nje artist i kompletuar, por u be shkolle per dhjetra te tjere qe vijojne rrugen drejt artit.

 

Per artin e tij flasin jo vetem cmimet, vleresimet kombetare, artikujt e shumte ne medien e shkruar dhe kronikat e televizioneve, koleget qe kane pasur fatin dhe kenaqesine te punojme ,e te mder vite. Z.Ilia rriti e edukoi me dashurine per artin dhe atdheun dy djemte e tij, Zhanin dhe Klevisin, te cilet vijojne me pasion kete udhe te bukur te nisur vite e dekada me pare. Te dy djemte, kane hapur ekspozita, kane xhiruar dokumentare e kane fituar edhe cmime duke qene garanci per ate udhe te bukur te nisur ne mesin e shekullit XIX.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here